` . STOP! - TV-SHENJA

STOP!

Shkruan: Driton DEMIRI

Fillim vit, tatëpjetë dimri;

Ndal!

Shshsht; Ftohtë, acar janari, herë shtrëngatë herë diell që kafshon. Vallë, kush po qëndron prapa?! Spiunët rus, me këmbë të vogla. Hahahaha!  Mos e merrni për ironi. Ju lutem! Thash, të bëj një stërvitje, për të mos më kapitur gjumi. Mbase shoh diçka që ju se shihni. Vërtetë shoh! Kundroj! Derisa perëndimi thotë nxitoni, s’kemi pse rrotullohemi në vend. Ka marrë rrugë, trajektore, ajo punë. Ndërsa ata që nuk shohin e s’duan të shohin, të mjerët ata.

STOP!

Ç’doja të them!! Dreqi e mori! Aha, po,… perspektivat euroatlantike.  Nuk po tallem. Jo, jo! Procesi duhet mbështetur përderisa dizgjet tashmë janë në duart e dikujt tjetër. Tashmë është e qartë, agjenda, si argument pro, është parakusht për tu zbatuar. Pikë! Më pastaj, daltë ku të daltë! Fundja daltë me sukses!

Siç duket, disi ka ngjarë disa ti ngatërrojnë pak sa çështjet integruese me ato të politikave ditore të mëngjesit e të pasdites, hap e mbyll sytë. Do votojnë, s’do votojnë, do përkrahin, s’do përkrahin. Statusi shqiptarëve, gjuha shqipe, ndryshimet kushtetuese bla bla bla. Përralla për çdo ditë!

Non-Stop e njëjta floskulë politike. Monotoni!

De mode!

Po do votojnë se ndryshe s’bën. Të gjithë duan nga një copë. E thuan se s’duan. Gënjeshtra! Gjepura! Qesharak si asnjëherë më parë. Po vallahi! Merreni pra dhe rehatohuni !  Madje sa lartë edhe fluturojnë. Për gjynah! Teatralitet komik I came to you, you came to me”. Më pastaj kumtojnë se do të katërfishojnë kërkesat. Banalitet mbi banalitet!

Ani se! Por si?! Duam përgjigje “megapatriotë”.

Përveç kësaj, të shtoj edhe atë se, s’është strumbullari i çështjes, kur është fjala për atë që “kërkojnë” e që deklarojnë. Duket! Jam më se i sigurtë e s’do të hesht së thëni. Megjithatë, u përmbahem disa rregullave. Afati po afrohet! Do ta mësojmë së shpejti.

Epo, Kështu s’ka hajër! Sjellja e këtillë nuk më lumturon aspak!

Si shqiptar, të gjithë ne, duhet të merremi me logjikën e situatës e jo me faktet praktike. Po të ishte agjenda mbi faktet gjithçka do të ishte në anën tonë. Atëherë, do të isha më se dakord.

Prandaj, puna s’është as edhe të “precizojmë” e as të endim mendime, kur dihet se të tjerët do të vendosin si do të jetë. Fundja ata janë përgjegjës, ndërsa ne me vigjilencë duhet të jemi më se të përgjegjshëm. Përndryshe vetëm se, ngatërrojmë veten.

Pa hope, por me shpresë! Është kushti i parë, në të mirë e në të keq.

Sa për dijeni, e për ta përfunduar të mbitheksoj se, kur kam bërë e sa kam bërë opozitarizëm unë e, disa si unë të numëruar në gishta; Sa kam folur e kërkuar, kritikuar e shkruar e sa e sa kam kundërshtuar unë; qime në kokë  njeri s’ka e s’peshon, aq sa! Dhe, që kur fillova të shoh qartë hetova se, kisha lundruar rrezikshëm pranë shkëmbinjve. Kjo është çështja! Mbase nuk më vjen keq nga se nuk ka qenë problemi im vet anak porse problem i përgjithshëm.

Sot, vazhdoj tête levée (kryelartë) e plot lavdi.

Brrrrrr,…13 gradë nën zero. STOP! Ika!

Shihemi prapë!