` . Stoltenberg: Rusia deri më 2 gusht mund të shpëtojë marrëveshjen INF - TV-SHENJA

Stoltenberg: Rusia deri më 2 gusht mund të shpëtojë marrëveshjen INF

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia ka afat deri më 2 gusht nëse dëshiron të shpëtojë Marrëveshjen e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), raporton AA.

“Vazhdoj t’i bëj thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj në marrëveshjen INF. Nëse nuk e bën këtë, NATO duhet të përgjigjet”, ka thënë Stoltenberg gjatë adresimit të tij në Bruksel në prag të fillimit të konferencës dyditore ministrore të NATO-s.

Duke theksuar se ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s gjatë seancës do të diskutojnë një numër temash të sigurisë, Stoltenberg tha se një nga këto tema është edhe përgjigjja e mundshme e NATO-s ndaj shkeljeve ruse të dispozitave të INF-së.

“Shkelja ruse e marrëveshjes është një çështje shumë serioze dhe koha po kalon ngadalë. NATO do të shqyrtojë se si do të përgjigjet ndërsa pas 2 gushtit do të fillojmë implementimin e këtyre masave”, ka thënë Stoltenberg.

SHBA-të më 1 shkurt njoftuan tërheqjen e tyre nga marrëveshja INF e cila u arrit në vitin 1987. Një ditë më pas edhe presidenti rus Vladimir Putin njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga traktati.