` . Stoilov, sportist i vitit, vlerësohen Islami dhe Sejfullahu (Video) – TV-SHENJA

Stoilov, sportist i vitit, vlerësohen Islami dhe Sejfullahu (Video)

Qyteti i Shkupit organizoi ceremoninë tradicionale për zgjedhjen e sportistëve më të mirë të vitit.  Laureat  i këtij viti me meritë u zgjodh hendbollisti i Vardarit, Stojançe Stoliov i cili vitin që po përfundon shënoi suksese të mëdha, mes tjerash duke triumfuar me Vardarin në Ligën e Kampionëve evropian në hendboll. Në kategorinë e 10-të sportistëve më të mirë në kategorinë e seniorëve u vlerësuan atletja e Rabotniçkit, Drita Islami dhe xhudistja Mioki Berna Sherifovska.

BERNA SHERIFOVSKA, XHUDISTE

”Jemi duke u përgatitur prej tash dhe do të vijnë arritje edhe më të sukseshme.Mendoj se vendi i dytë më iku për pak, mirëpo mendoj që 2018-ta do të jetë edhe pjesmarrje në ndonjë kampionat evropian”.

Në kategori të sportistëve të rinjë si më të mirët e vitit u vlerësuan mundësi Elmedin Sjefullahu, xhudisti Hamza Jashari, karateistët Monika Pendarovska e Petar Zaborski dhe hendbollisti Filip Kuzmanovski. Ndërkohë Aid Salihasi nga klubi i mundjes Tefejuz me plot meritë u vlerësua me çmimin sportisti më i talentuar në konkurencë të kadetëve, pasi në vitin 2017 triumfoi në kampionatin ballkanik në Slloveni.

ELMEDIN SEJFULLAHI, MUNDËS

”Jam i kënaqur me sukseset dhe çmimet e këtij viti, shpresoj që për vitin tjetër do të punoj më fort që të korri sukses kampionatet ballkanike, evropiane dhe botërore dhe shpresoj edhe për suksese më të mëdhaja edhe se ky vit”.

AID SALIHASI, MUNDËS

”Unë jam shumë i kënaqur për rezultatet e 2017-tës dhe kam qenë mjaft me përgatitje dhe mjaft punë, por shpresoj që edhe vitin 2018-të do të përgatitemi që të marrim pjesë edhe në lojërat olimpike në Argjentinë”.

HAMZA JASHARI, XHUDIST

”Viti 2017-të ishte mjaft i sukseshëm për mua edhe për Maqedoninë si shtet. Vitin 2018-të na presin gara shumë më të rëndëishme, më të reja dhe me rezultate më të mëdhaja”.

Skuadra më e sukseshme sipas pritshmërive u zgjodh Klubi i Hendbollit Vardari në konkurencë të meshkujve, ndërsa epiteti “Trajneri më i mirë” shkoi në duart e Raul Gonzalesit  nga po i njejti klub. Sportisti më i sukseshëm i huaj rezultoi të jetë Arpad Shterbik nga rradhët e Vardarit, ndërsa sportistët më të mirë në kategori të personave më aftësi të kufizuara u shpallën notuesi Andrej Stojanoski dhe notuesja Florens Geret. Vlen të ceket se kryetar i komisionit për përzgjedhjen e sportistëve të vitit të Qytetit të Shkupit ishte Avdyl Salihu. Samir Sinani /SHENJA/