` . Stiven Keri: Titullin e kemi fituar edhe pa Kevin Djurant - TV-SHENJA

Stiven Keri: Titullin e kemi fituar edhe pa Kevin Djurant

Stiven Keri beson se Golden Stejti sërish do të jetë pretendente për titull në sezonin e ri garues në NBA, pavarësisht largimit të Kevin Djurant. 31 vjeçari në një deklaratë për “Asosiejtid Press” ka deklaruar se ai dhe ekipi i tij dinë se si të shpallen kampionë, teksa këtë herë bashkëlojtarët e tij duhet të ndjekin një rrugë tjetër për të rikthyer titullin në shtëpi.

“Jemi entuziastë për faktin se lojtarë të rinjë kanë ardhur në ekipin tonë këtë sezon. Ata do të kenë një mundësi të artë pranë nesh për të treguar vlerat e tyre. Madje ata mund të bëjnë diferencën në fushë. Ne e dimë se si të fitohet. Kemi gati 5 vite që jemi në elitën e NBA-së. Thjesht këtë gjë do ta bëjmë në një mënyrë tjetër”, u shpreh Keri

“Djurant? Ai tani luan në një skuadër tjetër. Është një kampion i madh. Unë i dëshiroj shërim të shpejtë. Pavarësisht se ai u largua ne sërish do ta fitojmë titullin, pasi këtë gjë e kemi bërë edhe para se të vinte ai”, ka deklaruar Keri referuar titullit të fituar në vitin 2015.