` . Stefanovski ‘Sportist i vitit’, vlerësohen Sejfullahi dhe Rexhepi | TV SHENJA
sport

Stefanovski ‘Sportist i vitit’, vlerësohen Sejfullahi dhe Rexhepi

Qyteti i Shkupit dhe Lidhja e federatave sportive e Maqedonisë tradicionalisht vlerësojnë sportistët më të mirë të vitit, duke zgjedhur 10-të sportistët më të mirë në kategori të seniorëve në kategori të femrave dhe meshkujve, 5 sportistët më të mirë në kategori të reja dhe diciplina tjera si trajner, ekipi i vitit, sportist i huaj dhe sportist më i mirë në kategori të personave me aftësi të kufizuara.

Leureat i këtij viti me meritë u zgjodh notuesi Tomi Stefanovski i cili vitin që po përfundon shënoi suksese të mëdha duke fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme të serisë GranPri të FINA-s në maratonin e notit si dhe triumfoi në maratonën e Ohrit.

Në kategori të sportistëve të rinjë, sportisti më i mirë te meshkujt u zgjodh karateisti Azis Ismail, ndërsa me mirënjohje u nderuan edhe mundësi Elmedin Sejfullahi, xhudistja Arbresha Rexhepi, futbollisti Elif Elmaz dhe karateistja Monika Pendaroska.

“Jam shumë i lumtur që jam një ndër sportistët më të mirë të Shkupit. Ky është një privilegj shumë i madh për mua. Shpresoj që edhe vitin tjetër të jem ndër sportistat më të mirë”, deklaroi mundësi Elmedin Sejfullahi.

“Jam shumë e lumtur që jam ne mesin e sportistvë më të mirë në Shkup. Ky është një motiv i mirë për në ardhmen, dhe shpresoj që ka me pru rezultate sa më të mira në të ardhmen”, tha xhudistja Arbresha Rexhepi.

Skuadra më e suksesshme e sportit u zgjodh klubi i shahut, Alkaloid, ndërsa trajneri më i mirë rezultoi Raul Gonzales i Klubit të Hendbollit Vardar. Sportisti më i suksesshëm nga jashta vendit doli hendbollistja franceze e Vardarit, Amandin Lejno, ndërsa sportisti më i mirë në kategori të personave me afatësi të kufizuara u shpall kampioni shtetëror në ping pong, Trajçe Stojanovski.

Samir Sinani /SHENJA/


Stefanovski ‘Spotist i vitit’, vlerësohen… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme