` . STEFANOVSKI NË NDJEKJE TË TITULLIT NË ÇEKI - TV-SHENJA

STEFANOVSKI NË NDJEKJE TË TITULLIT NË ÇEKI

Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e fundit e sezonit në kampionatin evropian të serisë ETCC. Maqedonia në këtë kampionat përfaqësohet nga Igor Stefanovski Ixhe, i cili dëshiron t’i surprizojë të gjithë në pistën Most të Çekisë. “Jam i sigurtë se do të fitojë titullin në këtë garë. Premtojë se së bashku me skuadrën time edhe njëherë do të japim gjithçka nga vetja. Pista Most është e panjohur për mua, mirëpo deri tani kam treguar se mund t’i fitojë edhe pistat e panjohura. E gjithë vëmendja ime është fokusuar në garën e fundit. Në Çeki do të shkojë për fitore të sigurtë”, ka thënë Stefanovski në një konferencë për media. Stefanovski me makinën e tij ‘Seat’ është në top 4-shen nga 9 pilotët e renditjes së përgjithshme. Ixhe është në garë për të fituar titullin në këtë sezon, me vetëm 8 pikë që e ndajnë nga kryesuesi Petr Fulin që grumbullon 63 pikë në total. Gara për Çmimin e Çekisë në serinë ETCC zhvillohet të dielën.

Postime të Ngjajshme