` . Statistika e veçantë e botërorëve që lidhet me Bayern dhe Inter – TV-SHENJA

Statistika e veçantë e botërorëve që lidhet me Bayern dhe Inter

Me kualifikimin e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018-të, Inter dhe Bayern Munich janë dy klubet e vetme që kanë minimalisht nga një lojtar në finalen e Botërorit që nga viti i largët 1982.

Tashmë mbetet për tu parë nëse trajneri i gjelave Didier Deschamps do t’i japë disa minuta Correntin Tolisso në finalen e Luzhnikit ndaj kroatëve për të mos e prishur traditën që zgjat prej plot 36 vjetësh.

Ivan Perisiq dhe Marcelo Brozoviq janë të dy titullarë te Kroacia dhe Inter e ka sigurt që një lojtar zikaltër do të luajë edhe në finalen e Moskës, ndërsa Tolisso është një alternativë e vlefshme në mesfushën e Francës që aktivizohet përgjithësisht nga stoli.