` . Starton Europiani i hendbollit – TV-SHENJA

Starton Europiani i hendbollit

Sot në Kroaci ka startuar Kampionati i 13-të Europian i hendbollit që prej 12 deri më 28 janar do të zhvillohet në Kroaci. Dy ndeshjet e para dhe hapëse të garave Bjellorusi-Austri dhe Suedi-Islandë nisën nga ora 18:15, ndërsa nga ora 20:30 në program është përballja ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare e hapjes së Euro 2018 ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Në të njejtën kohë zhvillohet përballja derbi Francë-Norvegji. 16-të përfaqësuese do të garojnë në këtë kompeticion mes të cilave edhe Maqedonia e cila ndeshjen e parë e zhvillon të shtunën përballë Sllovenisë në Zagreb me fillim në orën 19:30.