` . Srebrenicë, sot falet namazi i xhenazes dhe varrosen 33 viktimat e gjenocidit - TV-SHENJA

Srebrenicë, sot falet namazi i xhenazes dhe varrosen 33 viktimat e gjenocidit

Në Qendrën Memoriale Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës kanë mbërritur familjet e viktimave të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995, të cilët sot do të marrin pjesë në faljen e namazit të xhenazes dhe varrosjen e mbetjeve mortore të 33 viktimave të fundit të identifikuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Arkivolet me mbetjet mortore të viktimat e gjenocidit janë transportuar mbrëmë nga ish-fabrika e baterive në Musalla në varrezat e Qendrës Memoriale.

Që nga mëngjesi familjet përshëndeten me të dashurit e tyre të cilët i kanë kërkuar 24 vite.

Viktima më e re që do të varroset në Potoçari këtë vit është Osman Cvrk, i lindur në vitin 1979. Ai ishte i mitur në kohën e vrasjes, ishte vetëm 16 vjeç. Në arkivolin e Osmanit të ri, ndodhen mbetjet që janë gjetur në disa vende të ndryshme.

Viktimat që do të varrosen sot në Qendrën Memoriale Potoçari janë: Bektiç (Rexho) Mevlid (1962), Bajraktareviç (Osman) Nexhad (1975), Salkiç (Alija) Bajro (1957), Husiç (Husein) Muradif (1949), Purkoviç (Ahmet) Shemso (1952), Isakoviç (Muhizin) Kasim (1973), Isakoviç (Muhizin) Asim (1975), Avdiç (Hasan) Shemso (1964), Suljiç (Nazif) Adil (1952), Cvrk (Osman) Reshid (1940), Cvrk (Arif) Shaha (1913), Gabeljiç (Jusuf) Fadil (1974), Memiç (Hasan) Sidik (1960), Tihiç (Shukrija) Vekaz (1975), Tahiç (Hamed) Enver (1976), Meholjiç (Hakija) Husejn (1929), Salkiç (Fadil) Sabahudin (1972), Mehmedoviç (Xhemail) Mali (1959), Suljiç (Salko) Sabit (1974), Mehmedoviç (Suljo) Ismet (1937), Hirkiç (Bajro) Behadil (1973), Nukiç (Haso) Esad (1977), Jashareviç (Halid) Ahmet (1950), Mujiç (Ramo) Zijo (1968), Mujiç (Ramo) Fahrudin (1970), Tabakoviç (Zajko) Hajro (1938), Ahmiç (Ismet) Omer (1973), Cvrk (Behaija) Osman (1979), Pilav (Rasim) Zaim (1946), Pilav (Zaim) Fuad (1976), Sharanoviç (Shevkija) Sadik (1969), Tabakoviç (Nurija) Smail (1964) i Tihiç (Mustafa) Hamed (1928).

Në Qendrën e identifikimit Podrinjë në Tuzël ndodhen edhe 140 viktima të identifikuara, por për shkak të mos kompletimit të mbetjeve mortore, familjet ende nuk kanë vendosur për varrosjen e tyre. Në mesin e tyre janë 38 viktima që janë identifikuar zyrtarisht me analizën e ADN-së edhe nga ana e familjeve ndërsa të tjerët vetëm me anë të analizës së ADN-së.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari deri më tani janë varrosur 6.610 viktima të gjenocidit ndërsa vazdojnë kërkimet për mbi 1.000 të pagjetur të tjerë.

Mbetjet mortore të viktimave të gjenocidit janë gjetur në rreth 150 lokalitete të ndryshme, prej të cilave janë mbi 70 varreza masive.

Viktima më e re e varrosur në Potoçari është foshnja e sapolindur, Fatma Muhiç, ndërsa më e vjetra është Shaha Izmirliç e lindur në vitin 1901.