` . Specialja e gatshme t’i dorëzojë lëndët që i ka kërkuar Themelorja - TV-SHENJA

Specialja e gatshme t’i dorëzojë lëndët që i ka kërkuar Themelorja

Prokuroria Speciale Publike është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët të cilat i ka kërkuar Prokuroria Themelore Publike, njofton Shenja. Ata nëpërmjet një komunikate kanë bërë të ditur se e kanë njoftuar Prokuroninë se menjëherë mund të dorëzojë lëndët së bashku me të gjitha procesverbalet dhe provat. Nga PSP thonë se për detajet e tjera rreth pranim-dorëzimit do të njoftojnë në mënyrë shtesë.

“Duke vepruar sipas letrës, tek Prokuroria Themelore Publike është dërguar njoftim se PSP është e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët, me të cilat merret, së bashku me të gjitha procesverbalet dhe provat. Për detajet tjera rreth pranim dorëzimit do të njoftojmë në mënyrë shtesë.”- thuhet në komunikatën e PSP-së. /SHENJA/