` . Spanjë - Argjentinë, finalja e madhe e Botërorit - TV-SHENJA

Spanjë – Argjentinë, finalja e madhe e Botërorit

Përfaqësuesja e Spanjës dhe Argjentinës do të përballen në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në basketboll që po zhvillohet në Kinë, njofton Shenja. Iberikët të udhëhequr nga italiani Sergio Skariolo në gjysmëfinalen e parë fituan Australinë pas dy kohëve shtesë me rezultatin 95:88. Mark Gasol ishte heroi i Spanjës me 33 pikë dhe 4 asiste, ndërsa spikatën edhe Rubio me 19 pikë dhe Lull që shtoi edhe 17 pikë tjera. Ndërkohë Argjentina në gjysmëfinale triumfoi përballë Francës me rezultat 80:60. Nëse Spanja arrin të triumfojnë në finalen e madhe, Mark Gasol do të bëhet basketbollisti i dytë në histori që fiton në të njejtin vit edhe titullin e kampionit në NBA dhe Kupën e Botës. Finalja e madhe Spanjë-Argjentinë do të zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/