` . SpaceX dërgon në orbitë 60 satelitë të internetit - TV-SHENJA

SpaceX dërgon në orbitë 60 satelitë të internetit

Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve kozmike SpaceX, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë që janë pjesë e rrjetit satelitor të internetit Starlink, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga faqja e internetit të kompanisë, thuhet se grupi prej 60 satelitësh të rrjetit Starlink u lëshua nga baza Cape Canaveral në Florida të SHBA-së me raketën Falcon 9 që është prodhim i SpaceX.

SpaceX në kuadër të projektit të Starlink ka dërguar më parë në hapësirë 240 satelitë në 4 grupe me nga 60 satelitë. Kompania me satelitët e Starlink planifikon të formojë në orbitë një rrjet prej 12 mijë satelitësh. Është planifikuar që projekti të përfundojë në vitin 2027.

– Raketa e ripërdorueshme, nuk mundi të kthehej

Bëhet e ditur se ky ka qenë lëshimi i 80-të i sukseshëm i SpaceX.

Ndërkohë theksohet se raketa Falcon që ka cilësinë për t’u ripërdorur, bashkë me këtë lëshim është përdorur për të 4-tën herë. Raketa në fjalë pas këtij lëshimi nuk ka mundur të rikthehet sërish në Tokë.

Nëse raketa do të mund të bënte ulje në platformën lundruese pa pilot të SpaceX në oqean. Kjo do të ishte raketa e 50-të e kompanisë e kthyer sërish në Tokë pas lëshimit.