` . Sot ulet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në vend (VIDEO) - TV-SHENJA

Sot ulet ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në vend (VIDEO)

Tre të vdekur, 15 raste të reja me koronavirus, dhe 4 të shëruar. Ky është bilanci i 24 orëve të
fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut.Numri i përgjithshëm i
viktimave të COVID 19, shkon në 20. Mes viktimave të 24
orëshit të fundit njëri është në moshën 40 vjeçare, i cili nuk ka pasur sëmundje
të tjera paraprakisht. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe tha se pavarësisht
faktit që grupi më i vjetër është më i ndjeshëm ndaj koronavirusir, nuk përjashtoehet
që formë të rëndë klinike të ketë edhe tek pacientët më të rinj.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë
“Kanë vdekur 3 pacientë, njëri nga Koçani në moshë 40 vjeçare që është hospitalizuar më 29 mars, pa sëmundje të tjera të njohura. Më tej një nga Tetova në moshën 69 vjeçare,  me gjendje paraprake tumor në tru, dhe pacient poashtu nga Tetova në moshën 65 vjeçare, pa sëmundje tjera të njohura paraprakisht. Manifestimi i sëmundjes ishte në formën më të rëndë. Bëhet fjalë për virus që nuk i sulmon vetëm mushkëritë e bardha, por edhe të gjitha sistemet organike. Kështu është karakteristika, mekanizmi i veprimit përmes një lloj receptori specifik. Edhe pse grupi i qytetarëve më të vjetër është më i ndjeshëm, megjithatë nuk përjashtohet formë e rëndë klinike edhe tek pacientët më të rinj dhe për fat të keq me një përfundim fatal.”

Sipas radhitjes së qyteteve, tetë raste të reja janë
regjistruar në Kumanovë, katër në Shkup, një në Tetovë, një në Strugë dhe një
në Shtip. Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 570.
Ministri Filipçe tha se numri i pacientëve të
rinj të diagnostifikuar është nga gjithësej 202 testet e bëra, ndërkohë që  mesatarja nga periudha e kaluar është 350 testime për një ditë, ndërsa sqaroi se numri i vogël i
testimeve ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve të dielën, duke shtuar se prej
sot vazhdon të bëhen testet siç janë bërë deri më
tani

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja me koronavirus në vendin tonë Sipas radhitjes së qyteteve, tetë janë regjistruar në Kumanovë, katër në Shkup, një në Tetovë, një në Strugë dhe një në Shtip. Sipas kësaj numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 570.”

Kujtojmë se një ditë më parë numri i rasteve të reja arriti shifrën 72, ndërkohë që siç potencoi Ministri Filipçe tani është është faza ku pritet që numri i pacientëve të rritet, pikërisht për këtë, siç tha ai, qeveria ka sjellë masa të reja.

Ajnur Bafqari /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=ISjZIjhQRdc