` . Sot pa rrymë pjesë të komunave Studeniçan, Saraj, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Zelenikovë - TV-SHENJA

Sot pa rrymë pjesë të komunave Studeniçan, Saraj, Qendër, Kisella Vodë, Aerodrom dhe Zelenikovë

Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshatrat Gllumovë, Saraj, Shishovë, stacioni policor në fshatin Gllumovë dhe ndërmarrjet “Adrius” dhe “Bis-Oil” në Komunën e Sarajit nesër prej orës 9:00 deri në orën 15:00 do të mbeten pa energji elektrike.

Pa rrymë prej orës 14:00 deri në orën 14:30 do të jenë shfrytëzuesit rerth hyrjes kryesore të ndërmarrjes “Fruktal” në fshatin Studeniçan, Komuna e Studeniçanit.

Pa rrymë nesër prej orës 9:00 deri në orën 12:00 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “1513” në lagjen Pinti, Komuna e Kisella Vodës.

Prej orës 9:15 deri në orën 13:30 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Sonje e Epërme, objekti ushtarak në Sonje të Epërme dhe lokaliteti i quajtur Koshtan, Komuna Sopishte.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 15:00 nesër pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Ganço Haxhi Panzov”, Komuna Qendër.

Ndërprerja e energjisë elektrike është për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, informojnë nga QRMK-Shkup, pas njoftimit nga SHA “EVN Maqedoni”.