` . Sot na pret mot i ftohtë me reshje të përkohshme - TV-SHENJA

Sot na pret mot i ftohtë me reshje të përkohshme

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës dhe shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare lindore.

Temperaturat e ditës do të lëvizin prej -6 deri në 4 gradë Celsius.Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në një gradë Celsius.

Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës në vende më të larta dhe në malet. Temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të mëdha dhe do të arrijnë në interval nga -3 deri në 4 gradë.

Të premten pritet mot stabil dhe i thatë me rritje të lehtë të temperaturave ditore.

Postime të Ngjajshme