` . Sot mot me vranësira, nga nesër pritet të ngriten temperaturat - TV-SHENJA

Sot mot me vranësira, nga nesër pritet të ngriten temperaturat

Moti në Maqedoni pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të ngrohta, ndërsa vetëm në rajonet malore në jug dhe verilindje të vendit është e mundur të ketë reshje të dobëta shiu. Pritet të ketë erë e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 28 gradë. Indeksi UV  do të ketë vlerën 6.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, periudha të ngrohta dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë deri 12, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 26 gradë. Nga e marta pason periudhë e motit kryesisht stabil dhe të ngrohtë, ndërsa nga fundi i javës edhe mot shumë i ngrohtë me rritje të mëtejshme të temperaturave ditore. Gjatë ditës do të ketë vranësira mesatare, ndërsa paraqitje lokale të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut janë të mundshme të enjten.

Postime të Ngjajshme