` . Sot fjalët përfundimtare për Almirin e vogël, familjarët kërkojnë drejtësi (VIDEO) - TV-SHENJA

Sot fjalët përfundimtare për Almirin e vogël, familjarët kërkojnë drejtësi (VIDEO)

Sot pritet që në gjykatën e Kumanovës të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së Almir Aliut.
Në një rrëfim ekskluziv për TV SHENJA,e ëma e Almirit, kërkoi që drejtësia të vije në vend.
“Unë kisha dasht që kjo fatkeqësi të mos i ndodh as armikut më të madh, sepse të të humbë fëmiu prej një dore të keqe nuk është e lehtë. Unë si prind e përjetoj shumë rëndë humbjen e djalit. Unë natën e 25 qershorit, deri sa t’i shkoj djalit pranë. Unë shkova me shëru djalin, e se djali po më ndërron jetë, unë nuk mundem ta përballoj këtë të keqe”, deklaroi Mixhevere Kasumi, nëna e Almirit.
Boban Iliqi ngarkohet me veprën penale “vrasje me paramendim dhe tentim për vrasje”, ndërsa tre familjarët e Almirit Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, akuzohen për vepër penale “dhunë”. Për të njëjtën akuzoheshj edhe vëllai i Bobanit, por Prokuroria e ka tërhequr padinë ndaj tij.

Postime të Ngjajshme