` . Sonte statistikat e favorizojnë Manchester City - TV-SHENJA

Sonte statistikat e favorizojnë Manchester City

Ndeshja mes Manchester United dhe Manchester City gjithmonë ka rëndësi të posaçme në Premier League.

Edhe sonte do të jetë kështu. City lufton për titull, ndërsa United për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, statistikat nuk i shkojnë për shtati Unitedit, njofton Klan Kosova.

Tre trajnerët e fundit të Djajve të Kuq – David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho – i kanë humbur ndeshjet e para me Manchester City.

Natyrisht, dallim bën Alex Ferguson, i cili ndeshjen e tij të parë kundër City-t e fitoi 2:0, në mars të vitit 1987.