` . Sonte fillon playoffi në NBA, duele të mëdha në lindje e perëndim - TV-SHENJA

Sonte fillon playoffi në NBA, duele të mëdha në lindje e perëndim

Me duelin Philadelphia 76ers vs Brooklyn Nets do të hapet playoffi i sivjetmë në NBA.

Punë e lehtë në letër, por jo në parket do të jetë sfida e parë për Philadelphian që ka obligim të fitojë në ndeshjen e parë.
Joel Embiid është në dyshim të madh për ndeshjen për shkak të një dëmtimi, ndërkaq te Nets do të performojnë të gjithë lojtarët kryesorë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30 sipas kohës tonë. .

Orlando Magic më pas shkon te Toronto Raptors në Kanadë për të zhvilluar ndeshjen e parë, e ku Raptors të udhëhequr nga Leonard janë favoritë absolut.

Kampioni Golden State e pret Los Angeles Clipers, një ekip po ashtu i nënvlerësuar në letër, por tejet i papërshtatshëm në parket, pa superyje, por me lojë të të mirë të udhëhequr nga trajneri legjendar, Doc Rivers. Sfida zhvillohet në orën 02:00 pas mesnatës sipas kohës tonë.

Dhe ndeshja përballja e cila mund të shkojë edhe deri në shtatë ndeshje është ajo mes Denver Nuggets që pret në shtëpi San Antonio Spurs, skuadrën që ka 22 vjet që nuk mungon në playoff.

Denver pati sezon të fuqishëm duke përfunduar në vendin e dytë, e ishte afër pozitës së parë, ndërkaq përballja me San Antonion nuk është fare ogur i mirë për Denverin, pasi kjo skuadër e re do të përballet me Spursat po ashtu në formë dhe të drejtuar nga i madhi Gregg Popovich. Sfida e parë e nxehtë e kësaj përballje të playoffit fillon nga ora 04:30 pas mesnatës.

NBA kështu ka hyrë në fazën më të zjarrtë të përballjeve të fuqishme. /Telegrafi/