` . Sonte dueli i shumëpritur Khabib Nurmagomedov - Dustin Poirier - TV-SHENJA

Sonte dueli i shumëpritur Khabib Nurmagomedov – Dustin Poirier

Sonte do të zhvillohet dueli i shumëpritur në mes Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier në kuadër të UFC 242, njofton Shenja. Nurmagomedov dhe Poirier do të diskutojnë titullin në kategorinë e peshave të lehta në UFC, i cili mbahet pikërisht nga luftëtari me prejardhje nga Dagestani. Nurmagomedov ka një rekord prej 27 fitoreve dhe asnjë humbje, ndërsa në anën tjetër Poirier deri më tani ka regjistruar 25 fitore dhe 5 humbje. Përballja ndërmjet Khabib Nurmagomedov dhe Dustin Poirier zhvillohet sonte në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara me fillim nga ora 22:00 sipas kohës tonë lokale. /SHENJA/