` . Slogani i protestave “Black Lives Matter” pikturohet në rrugët e Washington DC (FOTO) - TV-SHENJA

Slogani i protestave “Black Lives Matter” pikturohet në rrugët e Washington DC (FOTO)

Një rrugë afër Shtëpisë së Bardhë është riemëruar “Black Lives Matter Plaza” nga kryetarja e bashkisë së Washington DC, ndërsa edhe parulla u pikturua me shkronja të mëdha të verdha në rrugë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Muriel Bowser, miratoi planin për të krijuar murale kundër përgjigjes së Donald Trump ndaj protestave mbi brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë.

Bowser i bëri publike këto pamje të rrugës, në Twitter, ndërsa dizajni i krijuar u bë në një seksion të Rrugës 16 në kryeqytetin amerikan.

Postimi i saj përmbante në vete një mesazh për Breonna Taylor, një grua me ngjyrë e vrarë nga policia në shtëpinë e saj në Louisville në Kentucky.

Vdekja e saj në mars, si dhe e George Floyd së fundmi ka ngjallur protesta të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/