` . Sllovenia raporton për një rast të ri me Covid-19 - TV-SHENJA

Sllovenia raporton për një rast të ri me Covid-19

Sllovenia ka raportuar për një rast të ri me sëmundjen Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë testuar 256 persona.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,469, ndërsa 107 pacientë kanë vdekur.

Në këtë vend, mesatarisht, rreth 1.000 teste ose më shumë kryhen nga e hëna në të premte, dhe rreth 500 gjatë fundjavave.

Më 15 maj Qeveria sllovene shpalli zyrtarisht fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Evropë që e mori një vendim të tillë.

Masat e epidemisë u shpallën më 12 mars.