` . Sllovenia befason kampionin, siguron finalen e Eurobasketit - TV-SHENJA

Sllovenia befason kampionin, siguron finalen e Eurobasketit

Sllovenia ka befasuar të gjithë në kampionatin evropian duke u plasuar në finale të Eurobasket 2017.
Sllovenët kanë shënuar fitore të papritur kundër kampionit aktual Spanjës me rezultat 92:72.

Çereku i parë dhe i treti ishin vendimtar për fitoren e kombëtares ballkanase, e cila nuk llogaritej favorite para spanjollëve.

Periudha e parë i takoi sllovenëve me gjashtë pikë diferencë, duke fituar me rezultat 25:19.

Në dhjetë minutshin e dytë, “Furia e Kuqe” luajtën më mirë por nuk mjaftuan që pjesa e parë të përfundonte në dobi të tyre, duke përfunduar me rezultat 49:45.
E çereku i tretë ishte fatal për tre kampionët e Evropës, pasi që sllovenët me lojë të organizuar në mbrojtje dhe sulme efikase arritën të përfundojnë këtë periudhë 24:12, gjegjësisht me rezultat 73:57.

Megjithëse spanjollët u munduan që të përmbysin rezultatin në dhjetë minutshin e fundit, Sllovenia arritën të ruanin rezultatin, madje edhe të shtonin epërsinë, e cila në fund shifrat në semafor i tregonte 92:72.

Anthony Randolph dhe Goran Dragic me nga 16 pikë secili ishin basketbollistët më efikas te sllovenët ndërsa Pau Gasol realizoi 16 sosh te Spanja.

Sllovenia në finale do të pres njërin prej gjysmëfinalistëve mes Serbisë dhe Rusisë. /Telegrafi/

Postime të Ngjajshme