` . Skuadrat që mund të paguajnë klauzolën 700 milionëshe të Messit – TV-SHENJA

Skuadrat që mund të paguajnë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Leo Messi është i lumtur në Barcelonë, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh.

Ylli argjentinas, Leo Messi shumë herë ka thënë se do të dëshironte të mbyllte karrierën në Barcelonë, atje ku luan që nga mosha 12 vjeçare.

Për të bërë të mundshme këtë, Barcelona i ka bërë atij një klauzolë prej 700 milionë eurosh. Por, sipas Sky Sports, kjo shifër nuk garanton qëndrimin e tij në Camp Nou deri në fund të karrierës, pasi janë katër klube që mund të paguajnë 700 milionë euro për të.

Bëhet fjalë për skuadrën franceze PSG dhe tre skuadrat e Premierligës, Chelsea, Manchester United dhe Manchester City.