` . Skandal i madh në Amerikë: Oficeri i policisë kishte fotografuar kufomat e Kobe Bryant dhe të tjerëve - TV-SHENJA

Skandal i madh në Amerikë: Oficeri i policisë kishte fotografuar kufomat e Kobe Bryant dhe të tjerëve

Një skandal ka tronditur Amerikën. Disa oficerë të policisë në Los Anxhelos kanë fotografuar kufomat e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, vajzën e tij Gianna dhe shtatë personat tjerë të vrarë në një aksident fatal me helikopter.

Amerikanët u përpoqën ta fshehin këtë skandal, por u zbulua se oficerët e policisë kishin keqpërdorur pozitën e tyre dhe i treguan të tjerëve fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe trupat e vdekur, shkruan Zëri.info.

Sipas ‘TMZ’, e cila është media e parë që raportoi për aksidentin tragjik, u konfirmua se zyra e policisë kishte dërguar një memorandum duke kërkuar nga punonjësit të raportonin gabimin dhe të fshinin fotografitë për të mos i përhapur më tej.

Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Alex Vilanueva tha se ishte i mërzitur pasi punonjësit e tij lejuan një veprim të tillë në një rast kaq të ndjeshëm.

Sipas mediave amerikane, një i sapoardhur në polici fotografoi skenën e përplasjes dhe trupat.