` . S’ka fitues në klasiken e futbollit Gjerman - TV SHENJA

S’ka fitues në klasiken e futbollit Gjerman

Bajerni i Mynihut nuk e lë Dortmundin të shkurtoj diferencën prej pesë pikësh në garën për titullin duke barazuar 0-0 në Vestfali, pas një 90 minutëshi fantastik ku mungoi vetëm goli.

Ndeshja në “Signal Iduna Park” ishte spektakolare që në fillim, me Dortmundin e Bajernin që në një sfidë direkte për titullin dhuruan një ritëm shumë të lartë. Neuer në të 12-tën rrëmbeu duartrokitjet e vendasve pas një pritje ndaj Aubameyang, ndërsa dhe Burki në krahun tjetër u kundërpërgjigj në të 28-tën ndaj Douglas Costës. Pjesa e parë u mbyll me një mundësi të artë të Arjen Robben. Në pjesën e dytë ritmi nuk ndryshoi me Vidal që në të 64-trën tronditi dhe traversën e vendasve por pa gjetur dot golin. Deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve asnjëra nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë, me Bajernin që mban pesë pikë larg Dortmund në renditje. Një rezultat që mund të cilësohet i kënaqshëm për bavarezët por jo për Guardiolën, që në fund pati jo pak kritika ndaj të tijve.

Wolfsurg i dha vetes një mundësi për të arritur zonën Champions pasi mundi një rival të drejtëpërdrejtë si Gladbach me rezultatin 2-1 duke ngushtuar në dy pikë diferencën mes dy ekipeve. Golat për Wolfsburg i realizuan Draxler dhe Kruse, ndërsa për miqtë shkurtoi rezultatin Raffael.

Goli i Calhanoglu në ndeshjen Augsburg – Leverkusen, i dha aspirinave një pikë pas një përmbysje fantastike në Bavari, me vendasit që kryesonin 3-0 deri në minutën e 60-të, përpara se aspirinat të shënonin 3 herë. /SS/

Postime të Ngjajshme