` . Siri, mësimi në shkollat e dëmtuara - TV-SHENJA

Siri, mësimi në shkollat e dëmtuara

Nxënësit e Gutas Lindore e cila ndodhet nën rrethimit e regjimit të Asadit në Siri, përkundër bombardimeve të vazhdueshme vazhdojnë mësimin e tyre në shkollat e dëmtuara rëndë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Rreth 400 mijë civilë të rajonit të Gutas Lindore, e cili ndodhet në lindje të kryeqytetit Damask, për më shumë se pesë vite po mbahen nën bllokadë. Në sulmet tokësore dhe ajrore të kryera nga regjimi në rajon, qindra shkolla u dëmtuan kurse qindra të tjera u shkatërruan dhe tani janë në gjendje të papërdorshme.

Në takimin e 3 dhe 4 majit në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani shpallën Gutan Lindore si një nga rajonet e zonave jokonfliktuale. Rusia më 22 korrik bëri të ditur se ka hyrë në fuqi armëpushimi në Gutan Lindore.

Përkundër asaj që regjimi kohë pas kohe vazhdoi sulmet e saj në rajon, familjet morën guximin nga zona relativisht e qetë dhe filluan që t’i dërgojnë fëmijët e tyre përsëri në shkollë.

Postime të Ngjajshme