` . Siri, luftime mes PKK/PYD-së dhe Ushtrisë së Lirë Siriane - TV SHENJA

Siri, luftime mes PKK/PYD-së dhe Ushtrisë së Lirë Siriane

Në qytetin Azez të Sirisë që ndodhet në kufi me Turqinë kanë shpërthyer luftime mes forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe organizatës terroriste PKK/PYD, raporton AA.

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, në fshatin Ajn Dakna dhe rrethinë që gjendet mes qyteteve Tel Rifat dhe Azez në afërsi të Halepit, në orët e pasdites kanë shpërthyer përleshje mes ULS-së dhe PKK/PYD-së.

Organizata terroriste ka sulmuar me artileri fshatin Kel Xhibrin në afërsi të Azezit, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Si pasojë e luftimeve ka të plagosur nga të dyja palët, ndërkohë që disa nga opozitarët e plagosur janë hospitalizuar në Turqi.

Në një njoftim nga Shtatmadhoria e Turqisë u tha se në një sulm të djeshëm në Azez nga PYD, dega në Siri e organizatës terroriste PKK, dy civlë kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri fëmijë, kurse katër të tjerë janë plagosur.

Fshati Ajn Dakna është i pushtuar nga organizata terroriste që nga shkurti i vitit 2016.

Postime të Ngjajshme