` . Singapori, stacioni i radhës në Formula 1 - TV-SHENJA

Singapori, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të që do të zhvillohet në Singapor, raporton AA.

Xhirot e renditjes do të zhvillohen nesër në orën 15:00 në pistën Marina Bay Street të gjatë 5.063, ndërsa gara prej 61 xhirosh do të zhvillohet më 22 korrik, e diel, me fillim në orën 14:10.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Grand Prix-it të Singaporit janë si më poshtë:

– Klaisifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani): 284 pikë

2. Valtteri Bottas (Finlandë): 221

3. Max Verstappen (Holandë): 185

4. Charles Leclerc (Monako): 182

5. Sebastian Vettel (Gjermani): 169

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 505 pikë

2. Ferrari: 351

3. Red Bull: 266

4. McLaren: 83

5. Renault: 65