` . Singapori, stacioni i radhës në Formula 1 – TV-SHENJA

Singapori, stacioni i radhës në Formula 1

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 15-të të sezonit që do të zhvillohet në Singapor, shkruan Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes së garës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ku do të mbahen 61 xhiro në pistën 5.063 metra në pistën Marina Bay Street. Ndërsa gara do të zhvillohet ditën e dielë, më 16 shtator në ora 14:10.

Fituesit në garat e zhvilluara në Azerbajxhan, Spanjë, Francë, Gjermani, Hungari dhe Itali ka qenë piloti britanik Lewis Hamilton nga skuadra Mercedes, në Australi, Bahrein, Kanada, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë piloti gjerman i Ferrari Sebastian Vettel, piloti australian nga skuadra Red Bull-TAG, Daniel Ricciardo në Kinë dhe Monaco, ndërsa holandezi Max Verstappen nga skuadra Red Bull-TAG në Austri.

– Klasifikimet e pilotëve dhe skuadrave

Renditja në 5 vendet e para të pilotëve dhe klasifikimi i skuadrave para Grand Prix të Singaporit në Formula 1 është:

– Renditja e pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) 256 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani) 226

3. Kimi Raikkonen (Finlandë) 164

4. Valtteri Bottas (Finlandë) 159

5. Max Verstappen (Holandë) 130

– Klasifikimi i skuadrave

1. Mercedes 415 pikë

2. Ferrari 390

3. Red Bull 248

4. Renault 86

5. Haas 76