` . Sindikata kërcënon me grevë, fillimi i mësimit mund të shtyhet (Video) - TV-SHENJA

Sindikata kërcënon me grevë, fillimi i mësimit mund të shtyhet (Video)

Nëse deri më 1 shtator nuk harmonizohen qëndrimet mes Sindikatës për Arsim dhe Shkencë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, 2 shtatori nuk do të jetë dita e parë e vitit të ri shkollor, por këtë ditë do të shkohet në grevë. Këtë vendim e mori Këshilli i SASHKU-t në seancën e tyre të fundit, pasi ata  nuk pranojnë rritjen e pagave në arsim për vetëm 5 %. Ata kërkojnë që pagat si në arsimin fillor, atë të mesëm dhe të lartë të rriten për 25%. Edhe përskaj tentimeve tëMinistrit i arsimit dhe shkencës që të bind udhëheqësin e SASHK-ut se pagat do të rriten në vazhdimësi, sindikalistët qëndruan në vendimin e prerë për grevë.

Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

“Nëse deri më 1 shtator nuk harmonizohen qëndrimet lidhur me këtëçështje, më 2 shtator qëështë dita e parë shkollore, Këshilli i SASHK-ut vendosi të organizojë greva paralajmëruese, që do të nënkuptonte, se më 2 shtator, mësimdhënësit nuk do t’i pranojnë nxënësit, nuk do të fillojë viti i ri shkollor dhe nuk do të realizohen aktivitetet programore. Prej 3 shtatorit do të vazhdojnë aktivitetet e rregullta të mësimdhënësve, megjithatë këshilli i SASHK-UT, kërkon që më së voni deri në fund të shtatorit të vazhdojnë dhe përfundojnë bisedimet  me MASH, ku do të harmonizojnë qëndrimet edhe për rritje të pagës për vitin 2019”

Sindikalistët kërkojnë që sa më shpejtë të jetë e mundur të përmirësohet statusi socio-ekonomik në të cilin gjendet punëtorët e arsimit. Ndërsa kërkojnë poashtu edhe pjessmarrje aktive të SASHK=ut në krijimin e buxhetit për arsim për vitin 2020. Ajnur Bafqari /SHENJA/