` . Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon kushte më të mira për punë dhe 25 për qind rritje të pagave - TV-SHENJA

Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon kushte më të mira për punë dhe 25 për qind rritje të pagave

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot mbajti protestë para Qeverisë në të cilën kërkoi të njihet si sindikatë përfaqësuese e policisë, njohjen e marrëveshjes së re kolektive në MPB dhe Policinë pyjore, kushte më të mira për punë dhe rritjen e pagave për 25 për qind në të gjitha segmentet e policisë, atë të rregullt, të policisë pyjore, të burgjeve dhe në policinë gjyqësore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev, porositi se janë duke u ballafaquar me një sërë problemesh si sistemimet e paligjshme, presionet mbi anëtarët e sindikatës së tyre për të mos dalë në protestë dhe shqiptimin e procedurave të shumëfishta disiplinore, për çka sot janë të pranishëm, vetëm kryetarët e organizatave sindikaliste dhe nëndegëve sindikale të stacioneve policore dhe të sektorëve kufitarë.

Sekretari i përgjithshëm i SPP, Orce Kocevski, theksoi se kërkojnë edhe kushte më të mira dhe të drejta për jetë më të mirë, qeverisjen e së drejtës përfundimisht edhe në MPB, ndalimin e përplasjeve midis përfaqësuesve sindikal të Sindikatës së Pavarur të Policisë dhe të sistemimeve të paligjshme në MPB.

“Sot dolëm këtu të gjithë së bashku dhe themi “protestoj që përfundimisht të marrë uniformë, përfundimisht të kem pagë dinjitoze, për energji elektrike dhe ujë në të gjitha stacionet policore, për mbrojtje të përshtatshme gjatë punës, që profesionistët përfundimisht të vlerësohen se pse nuk pres një tjetër të mi zgjidh problemet, për kthimin e dinjitetit në institucionet e dhëna, për një marrëveshje kolektive të re evropiane në polici dhe policinë pyjore pasi përveç për neve, bëhet fjalë edhe për fëmijët tanë. Të mos lejojmë t’i humbasim fëmijët tanë dhe të shkojnë jashtë vendit”, tha Kocevski.

Dejan Sazdov zëdhënës i SPP tha se revoltën e tyre do të vazhdojnë ta shprehin me kërkesë përrritjen e pagave prej 25 për qind, thotë, në mënyrë të barabartë sikurse edhe punëtorët e tjerë në shtet.