` . Sindikalistët do të protestojnë para Qeverisë (Video) – TV-SHENJA

Sindikalistët do të protestojnë para Qeverisë (Video)

Të mërkurën, Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë do të protesojë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përshkak të pakënaqësive të shumta, që siç thonë ata i kanë paraqitur shumë herë. Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, Bllagoja Rallpovski në konferencën për shtyp u bëri thirrje të gjitha sindikatave dhe organizatave të Maqedonisë që t’i bashkohen protestës së tyre, të paraparë për më 17 janar, që ajo të jetë sa më masive.

BLLAGOJA RALLPOVSKI, KRYETAR I KSL
“Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjitha sindikatave të RM-së që pajtohen me kërkesat e  tona, sidomos  bashkësinë e sindikatave si dhe të gjitha organizatat tjera joqeveritare, me qëllim që ata me përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar publike, për mbështetje solidarizuese”.

Për këtë protestë, siç njoftuan ata, e kanë njoftuar edhe Qeverinë dhe ministritë kompetente, mirëpo edhe më tej sipas tyre vazhddon neglizhenca dhe mos marrje e asnjë mase për të përmirsuar situatën në të cilën gjenden sindikatat. Kryetari Sindikatit të Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov, porosit gjitha ata që mundohen ta parandalojnë protesëtën e sindikatës, pasi për të njejtën egzistojnë sanksione rigoroze në Kodin Penal të RM-së.

Jakim Nedellkov, kryetar SPASHK
“Për fat të keq, raporti i këtillë me Sindikatin më të madh në Maqedoni, siç është Konfederata e Sindikatave të Lira është e pa pranueshme dhe anëtarësia e kësaj konfederatë është absolutisht e gatshme që më 17 janar të dalë në protest masovike, protest sociale…Duam që nga këtu t’u drejtohemi gjithë atyre që duan të bëjnë presione, që atë të mos e bëjnë sepse …Kodi Penal parasheh dënime rigoroze për ata që do mundohen  ta ndalojnë Sindikatin në organizim ose mbajtjen e protestës”.

Të ndalohen presionet ndaj të punësuarëve në sektorin publik, rritja e pagës minimale, rritja e pagave në sektorin publik pa diskriminime, janë disa nga kërkesat e  Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, të cilat i kanë drejtuar edhe te Qeveria. Emine Ismaili /SHENJA/