` . Silva konfirmon largimin nga City - TV-SHENJA

Silva konfirmon largimin nga City

David Silva ka konfirmuar largimin nga kampionët e Premier Leagues, Manchester City në përfundim të sezonit të ardhshëm. Mesfushori spanjoll do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Premier League dhe ka fituar katër tituj të Premier Leagues, dy kupa FA dhe 4 kupa të ligës, transmeton kp.

“Ky është i fundit, 10 vjet për mua janë mjaftueshëm, është koha perfektë”, tha ai.

“Klubi është duke biseduar edhe për dy vite të tjera në kontratë, mirëpo unë vendosa se 10-të vite janë të mjaftueshme”, vazhdoi spanjolli.

Ai tha se nuk mund ta sheh vetën të luaj për tjetër ekip dhe të luaj kundër City-t, dhe pas këtij sezoni ai do të kalojë me shumë kohë me familjen e tij.