` . Sigurim vullnetar shëndetësor privat i Sava osiguruvanje SHA Shkup - TV-SHENJA

Sigurim vullnetar shëndetësor privat i Sava osiguruvanje SHA Shkup

Sa ёshtё me rёndёsi se çfarё fitoni me sigurim shёndetёsor? A ёshte kjo shёrbim mjekёsor cilësor, a janё kushtet e pёrshtatshme pёr kontrolle, ndёrhyrjet kirurgjike, operimet ose rehabilitimi? Me policёn tonё pёr sigurim vullnetar shёndetёsor privat (SVSHP) ju fitoni ndihmё dhe kujdes nё momentet kur kjo ёshtё mё se e nevojshme dhe kur jeni duke kaluar nёpër situata qё prej natyrёs janё ndёr mё tё stresuarat.

Duke filluar nga nevojat e klientёve tanë, ne krijuam njё produkt pёr tё plotёsuar mbrojtjen shёndetёsore themelore e garantuar me Ligjin pёr sigurim shёndetёsor tё detyrueshёm dhe mbulon shpenzime pёr shёrbime tё cilat nuk janё tё mbuluara nga FSSH.

I, „Trajtim specialistik-ambulantor“ – mbulimin e shpenzimeve pёr vendosjen e diagnozёs ose trajtimit tё sёmundjes, gjendjes ose lёndimit tё sapondodhur, nё 21 fusha specialistike, me një shumë deri me 10 000 euro.

II. „Sigurim shёndetёsor i sёmundjeve tё rёnda“ – pagesё me shumё tё garantuar deri me 10 000 euro gjatë vendosjes së diagnozёs sё parё pёr sёmundje tё rёnda (kancer, sulm nё zemёr, sulm nё tru). Kjo policё nënkupton ndihmё tё shpejtё dhe efektive nё rast sёmundje kёrcёnuese pёr jetё.

III. „Operacione“ – mbulohen shpenzimet e mё tepёr se 200 operacione nga 12 fusha tё ndryshme në shumë deri nё 10.000 euro.

IV. „Ndihmё stomatologjike“ – fitoni organizimin dhe mbulimin e shpenzimeve nё rast intervenimi emergjent stomatologjik – kontroll tё caktuar dhe sanim tё problemit.

Tё gjitha shёrbimet dhe intervenimet kryhen nё rrjetin tonё nё partneritet me spitalet private dhe qendrat diagnostike nё gjithё vendin. Shfrytёzimi i shёrbimeve tona ёshtё shumё i thjeshtё, falё qendrёs tonё pёr asistim e cila kujdeset pёr koordinimin e tё gjitha proçeseve, duke ju shoqёruar juve gjatё gjithё kёtij udhёtimi. Vetёm duhet tё lajmёroheni nё telefonin kujdestar pёr tё lajmёruar rastin. Ju jeni gjithashtu tё liruar nga kujdesi për shpenzimet, sepse ato janё detyrim i Sava osiguruvanje qё nga momenti i lajmёrimit nё qendrёn asistuese.

Me polisёn pёr SVSHP e siguroni logjistikёn dhe mbështetjen financiare tё nevojshme nё momente tejet tё ndjeshme.

Pёr biznis shfrytёzuesit kemi pёrgaditur paketa pёr sigurim kolektiv pёr punonjësit, ndërsa pёr tё gjithё tё tjerёt ka mundёsi për sigurim individual si dhe familjar.

Primi vjetor pёr sigurim caktohet varёsisht nga mosha e personit të siguruar, ndёrsa pagesa mund tё bёhet njëherazi ose me kёste.

Si fitohet mbulesa nga polica për Sigurim vullnetar shёndetёsor privat:

– Personi i siguruar merr njё udhёzim nga mjeku amё pёr diagnozim ose operim;

– E kontakton qendrёn asistuese pёrmes telefonit 0800 80 000, ose postёs elektronike zdravstvena.asistencija@sava.mk, ose drejtpёrdrejt nё faqen e internetit www.sava.mk;

– Qendra asistuese e Sava osiguruvanje organizon pranimin dhe kryerjen e intervenimeve nё objekte adekuate mjekёsore dhe e informon personin e siguruar pёr tё gjitha hollësitë nё formё tё shkruar. Qendra asistuese ёshtё pёrgjegjёse pёr kontakt dhe koordinim ndërmjet personit të siguruar dhe spitalit.