` . Si të lexoni fshehurazi mesazhet në WhatsApp dhe Facebook - TV-SHENJA

Si të lexoni fshehurazi mesazhet në WhatsApp dhe Facebook

Aplikacionet sociale si WhatsApp dhe Facebook Messenger e bëjnë më të lehtë komunikimin mes njerëzve, por nga ana tjetër edhe më të vështirë për t’u “fshehur” nga të tjerët.

Falë opsionit që tregon se marrësi e ka lexuar mesazhin, është thuajse e pamundur që të fshihesh nga të tjerët dhe të mos i kthesh përgjigje. Megjithatë, ekzistojnë disa ‘hile’ që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Njoftimet në ekran

Si Facebook Messenger, ashtu edhe WahtsApp i sjellin mesazhet në formë njoftimi, që shfaqet në ekranin e telefonit. Kjo e bën të lehtë që ta lexoni përmbajtjen e tij pa patur nevojë për ta hapur. Sigurisht, bëhet fjalë për të lexuar një pjesë të mesazhit, megjithatë shpesh mund të mjaftojë për të kuptuar përmbajtjen.

Airplane mode

Një moment që mesazhet që doni të kontrolli janë në pajisjen tuaj, e vetmja gjë që duhet të bëni është që të parandaloni që tjetri të marrë vesh nëse e keni lexuar ose jo. Në këtë rast ju vjen në ndihmë “Aeroplane mode”.

Duke aktivizuar këtë opsion, nuk do të keni internet në telefon, duke i lejuar kështu vetes që të shihni mesazhin që ka mbërritur pa u njoftuar dërguesi. Kjo funksionon në WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Postime të Ngjajshme