` . Si stërvitet “Bombarduesi i Bronztë” – boksieri që haptas është duke i kërkuar luftë Anthony Joshuas (Video) - TV-SHENJA

Si stërvitet “Bombarduesi i Bronztë” – boksieri që haptas është duke i kërkuar luftë Anthony Joshuas (Video)

Deontay Wilder është boksieri që ditëve të fundit po diskutohet më së shumti, pas fitores në Brooklyn kundër Bermane Stiverne, të cilin e mposhti brenda tre minutave me tri nokdaune.
Wilder është kampion i WBC në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa këtë titull e ka mbrojtur gjithsej gjashtë herë, transmeton Telegrafi.

Fitorja e tij gjatë vikendit të kaluar ia ka hapur atij mundësitë për një diel të mundshëm kundër Anthony Joshuas, të cilit edhe i ka shpallur luftë haptas dhe i kërkon që sa më parë të ndeshet me të për t’ia dëshmuar se Wilder është më i miri.
Gjatë karrierës së tij, Bombarduesi i Bronztë ka gjithsej 39 fitore (38 me nokaut) dhe këtë nuk e ka arritur pa punë të madhe!

Wilder ka një trup të mahnitshëm dhe të mbushur me muskuj, e këtë trup përpiqet ta mbajë me ushtrime të rregullta fizike dhe ushqim të shëndetshëm.

Ushtrimet e tij të preferuara janë ato në ujë – sikur noti – sepse, siç thotë ai, vrapimi në rrugë (aktivitet i zakonshëm i të gjithë boksierëve) i dëmton gjunjët përgjatë kohës.

Normalisht nuk mjaftojnë vetëm ushtrimet e ujit për ta mbajtur atë në top formë, prandaj ai sigurohet që të bëjë edhe ushtrime të rregullta me peshëngritje.

Ndër ushtrimet e tilla që i bën ai, janë ato të hedhjes së topit, ushtrimet ‘squat’, ngritja e peshave, etj.

Postime të Ngjajshme