` . Si është gjendja e pacientes së infektuar me koronavirus? Flet mjeku Karaxhovski - TV-SHENJA

Si është gjendja e pacientes së infektuar me koronavirus? Flet mjeku Karaxhovski

Mjeku Zharko Karaxhovski, ka deklaruar se pacientja është në gjendje të vetëdijshme, merr frymë vet dhe është në kontroll intensive nga mjekët.
Ai ka thënë se gjatë arritjes në Klinikën infektive ajo nuk ka pasur kontakt me persona tjerë.
“Çdo arritje e personit të dyshuar me paralajmërim se transportohet person i tillë, kemi ekip me mbrojtje tërësisht. Ekipi që ishte nga ana jonë e dërguar që të merr anketë është ndaluar më pak se 2 orë. Kanë qenë të mbuluar komplet. Personat që i pranojnë hyjnë nga hyrja e posaçme, jo nga ambulanca. Vendosen në rrugë të posaçme. Personi është dërguar deri tek vendi i hospitalizimit në mbrojtje. Është në gjendje intensive dhe nën kontroll të mjekëve. Klinika infektive, donë të thotë izolim nga të tjerët. Për momentin gruaja është e vetëdijshme, merr frymë vet. Personat kanë ardhur nga Tabanovca. Nuk ka pasur shëtitje djatht e majtë.”, deklaroi mjeku Karaxhovski, raporton SHENJA.
Ai tha se personat që kanë qenë me pacienten do të izolohen, ata që kanë qenë dhe me ata që kanë udhëtuar. Për ata që kanë udhëtuar, na lejoni tju informojmë në konferencën e ardhshme”, tha mw tej mjeku.
Ministri, Filipçe tha se ajo ka kaluar periudhën e inkubacionit dhe se dy javw ka qenw e swmurw.
“ Por do t’i gjejmë at që kanë pasur kontakt me ta dhe do të testohen. Duhet të prehen rrugët e shpërndarjes së epidemiologjisë”, tha Filipçe. /SHENJA/