` . Shuker mohon se Federata e Kroacisë ka negociuar me Ancelottin - TV-SHENJA

Shuker mohon se Federata e Kroacisë ka negociuar me Ancelottin

Kryetari i Federatës kroate të futbollit, HNS, Davor Shuker, ka përgënjeshtruar shkrimet në prestigjiozen “La Gazzette dello Spor”, ku thuhet se Federata e Kroacisë ka negociuar me Carlo Ancelottin që ky i fundit të marrë stolin e përfaqësueses së Kroacisë në futboll, raporton Anadolu Agency (AA).

”Jam i dëshpëruar që media të njohura botërore siç është ‘La Gazzetta dello Sport’ shndërrohet në burim të dezinformatave të tilla, siç njihen me emrin ‘false notizie’, që zakonisht plasohen nga media të vogla dhe jo aq të besueshme, në kërkim të senzacionit. Unë mund të them se përzgjedhës i ekipit kombëtar kroat është Zlatko Daliç dhe se të gjithë jemi të përqendruar vetëm në ndeshjet kundër Greqisë në kuadër rë kualifikimeve shtesë për Kupën e Botës”, tha Shuker.

Postime të Ngjajshme