` . Shtyhet për nesër debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski - TV SHENJA

Shtyhet për nesër debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski

Seanca për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski pritet të vazhdojë nesër. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, fillimisht vazhdimin e seancës e caktoi për sot, por ndërkohë debati është ricaktuar për nesër në orën 11:00. Arsye për shtyrjen është fakti  se Xhaferi do të mbajë fjalim me rastin e shënimit të 16-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë,  është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet.

Postime të Ngjajshme