` . Shtyhen takimet për Shkëndijën dhe Vardarin - TV SHENJA

Shtyhen takimet për Shkëndijën dhe Vardarin

Duke parë angazhimet në eliminatoret e Liga Evropës, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka shtyrë takimet për Shkëndijën dhe Vardarin që zhvillohen në kuadër të Kupës. Dy ndeshjet Lokomotiva-Vardari dhe Gostivari-Shkëndija të xhiros së parë në Kupën e Maqedonisë që duhej të zhvillohen me 16 gusht, janë zhvendosur që të luhen në datën 30 të këtij muaji. FFM në këtë situatë iu del në ndihmë të dy skuadrave që po e përfaqësojnë vendin tonë në skenën evropiane. Shkëndija më 17 gusht do të luaj në transfertë ndaj Milanit, ndërsa Vardari në Shkup pret Fenerbahçen. Sa i përket Kupës, skuadra e Rabotniçkit është e liruar në xhiron e parë, ndërsa të gjitha takimet tjera luhen të mërkurën me fillim në orën 17:00. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme