` . Shtohet edhe një linjë e re nga Aeroporti i Shkupit nga 1 qershori – TV-SHENJA

Shtohet edhe një linjë e re nga Aeroporti i Shkupit nga 1 qershori

Shkupi dhe Varshava prej 1 qershorit të këtij viti do të lidhen me linjë të drejtpërdrejtë ajrore, kumtoi sot TAV Maqedoni dhe LOT Polish erllajns.
Fluturime të kësaj linje do të ketë pothuajse çdo ditë, përkatësisht gjashtë herë në javë, përveç të dielën, me aeroplanë modernë Embraer. Biletat tashmë janë në shitje, përmes Qendrës së kontaktit të LOT, në faqen e internetit www.lot.com, dhe tek agjentët e shitjes.
Embraerët e LOT çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte do të fluturojnë nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35 në mënyrë që të arrijnë në Maqedoni në orën 12:40. Udhëtarët e fluturimit nga Shkupi për në Varshavë do të nisen në orën 13:20. Çdo të marte, të enjte dhe të shunë fluturimi nga Varshava është caktuar për në orën 14:25, ndërkaq arritja në Shkup në orën 16:30. Nisja nga Shkupi është planifikuar të jetë në orën 17:10, përderisa arritja në Varshavë është në orën 19:15.
Drejtori i komunikimeve koorporative dhe zëdhënës i LOT, Adrian Kubicki, deklaroi se Shkupi është kompletisht destinacion i ri në ofertën e kompanisë ajrore.
Orari i fluturimeve është krijuar në atë mënyrë që udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shkupi të kenë qasje drejt fluturimeve të shpejta dhe të volitshme për lidhje nga aeroporti “Shopen” në Varshavë drejt destinacioneve në SHBA, Kanada dhe në Evropën Perëndimore.
Nga TAV Maqedoni presin që kjo linjë ajrore të tregohet si mjaft e suksesshme.