` . Shtetasi i Maqedonisë në gjendje të rëndë, aksidentohet në Kroaci - TV-SHENJA

Shtetasi i Maqedonisë në gjendje të rëndë, aksidentohet në Kroaci

Një shtetas i Maqedonisë pësoi një aksident komunikacioni në Kroaci dhe është në rrezik jete. Mediat në Kroaci njoftojnë se fatkeqësia ka ndodhur pas përplasjes së dy automjeteve të rënda transportuese.

Raportohet se shtetasi i Maqedonisë 49-vjeçar nuk e kishte respektuar hapësirën e nevojshme ndërmjet automjeteve, prandaj ka ardhur deri te përplasja me automjetin tjetër transportues, me regjistrim të Rumanisë. /SHENJA/