` . Shtetasi grek i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit ankohet se i rrezikohet jeta - TV-SHENJA

Shtetasi grek i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit ankohet se i rrezikohet jeta

Shtetasi grek, Eftimius Eftimiu i cili akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit ka ngritur sot pretendimet e tij para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Eftimiu ka mohuar edhe një herë akuzat që e lidhin me vrasjen e Kasmit duke thënë se në Shqipëri ka ardhur për qejf pasi është i apasionuar pas sportit të gjuetisë.

Ndër të tjera para Krimeve të Rënda ai ka thënë se është i rrezikuar dhe se ka frikë për jetën e tij.

Kujtojmë se Kasmi u ekzekutua në Janar të 2018, ndërsa i dyshuari kryesorë është shtetasi grek Eftimius Eftimiu.

Sipas akuzave rezulton se Eftimiu e kishte pritur për disa orë viktiminë dhe sapo kishte mbërritur pranë banesës së tij e ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë jetën.