` . Shtëpia Botuese “Shkupi” boton pesë libra shqiptarë - TV SHENJA

Shtëpia Botuese “Shkupi” boton pesë libra shqiptarë

“Leka i Madh”, “Veprimtaria e imamit të kurbetit”, “Sytë e mësyshit”, “Pallë kritike mbi qepallën agonike” dhe “Mësuesi që Falë shumë dashuri”, janë pesë tituj të botuara nga shtëpia botuese Shkupi.

Azam Dauti nga Shtëpia Botuese “Shkupi” tha se interesi për librin është zbehur ndjeshëm dhe se nga kjo shtëpi kohëve të fundit ka botuar libra të ndryshëm për të kthyer besimin te të rinjtë se libri është shoku i vetëm i tyre.

“’Leximi është një temë e veçantë e cila meriton një trajtim dhe një debat të madh. Pikërisht nga mungesa e humbjes së shprehisë së leximit , ne dhe gjatë viteve të fundit bëmë promovimin e librave me të vetmen mënyrë, që në këtë mënyrë të fillojmë ti kthehemi librit , mendoj se pjesërisht kemi sukses” tha Azam Dauti, nga Shtëpia Botuese “Shkupi”.

Shkrimtari Vebi Rustemi tha se mungon mbështetja e institucioneve për të promovuar dhe për ta ngritur arsimin shqip në Maqedoni, duke shtuar se nuk është i kënaqur nga donacionet që jepen në mënyrë institucionale për botimin dhe avansimin shqip këtu në Maqedoni.

Kohëve të fundit Shtëpia Botuese Shkupi ka promovuar tituj të letërsisë kanadezë, norvegjeze, turke dhe në fund pesë tituj të letërsisë shqipe.

Hava Tahiri /SHENJA/

Postime të Ngjajshme