` . Shtatzania e Jankullovkës, ndahet lënda gjyqësore “Target-Fortesa” – TV-SHENJA

Shtatzania e Jankullovkës, ndahet lënda gjyqësore “Target-Fortesa”

Procesi gjyqësor për ish ministren e MPB-së, Gordana Jankullovska në lëndën e PSP-së “Target-Fortesa” është ndarë, raporton Tv SHENJA. Ky vendim i gjykatës erdhi si pasojë e asaj që Jankullovska është shtatzanë dhe sipas dokumentit shëndetësor që është dorëzuar në gjykatë, Jankullovska nuk do të mund të marrë pjesë në seancë gjyqësore, për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, për të siguruar dokumentin që Gjykata Supreme e Greqisë, ka sjellur vendim lidhur me ekstradiminin e të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe ish punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët ishin në paraburgim në Greqi, për të cilët Supremja e Greqisë vendosi që t’i lërë të lirë, gjykatësa Xhenetë Bektoviq i dha një orë kohë avokatit Petar Vasilev që dokumentin për këtë vendim ta dorëzojë në gjykatë. Emine Ismaili /SHENJA/