` . Shtatë ish-luftëtarët në vendet arabe nga Maqedonia e Veriut e pranojnë fajësinë   - TV-SHENJA

Shtatë ish-luftëtarët në vendet arabe nga Maqedonia e Veriut e pranojnë fajësinë  

Shtatë ish-luftëtarët që luftuan në vendet arabe që kohë më parë u ekstraduan me ndihmë ndërkombëtare në vendlindjen e tyre në Maqedoni, e kanë pranuar fajin, raporton Tv SHENJA. Prokuroria njoftoi se të gjithë shtatë qytetarët e Maqedonisë, në seancën e parë gjyqësore sot, kishin pranuar fajësi për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar fajin për veprën penale “Organizim terrorist”. Në gusht të muajit të kaluar, në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit, dhe Forcave Demokratike Siriane, të akuzuarit ishin arrestuar dhe transportuar me aeroplan deri në Maqedoni, pasi pajtueshmërisë së Maqedonisë së Veriut të t’i marrë.  Akuza ishte sjellë në fund të vitit të kaluar. Të akuzuarit siç njoftoi prokuroria, e kishin lëshuar Maqedoninë dhe kishin shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në grupin e luftëtarëve të ISIS-it. Njëri prej të akuzuarve që ngarkohet me dy vepra penale, ka qenë luftëtar i organizatës ISIS. Përveç pjesëmarrjes në luftë, të akuzuarit kanë siguruar edhe para për persona të tjerë që duhej t’i përfshiheshin luftës nga Maqedonia dhe kanë punuar edhe në nxitjen e tyre për të shkuar në luftë. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/