` . Shqiptari tenton arratisjen nga burgu në Austri, dërgohet me helikopter në spital – TV SHENJA

Shqiptari tenton arratisjen nga burgu në Austri, dërgohet me helikopter në spital

Tentativa e arratisje nga një burg në Austri, nuk ka shkuar siç parashikohej për një shqiptar.

Sipas raportimeve të mediave austriake, një helikopter është ulur në burgun e qytezës austriake Korneuburg-s për të çuar një të burgosur shqiptar në spital.

Kjo, pasi shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ra nga një mur i lartë gjatë një tentativë për t’u arratisur nga burgu.

“Kronen Zeitung” raporton këtë të shtunë se i burgosuri ka thyer legenin dhe ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë, shkruan Syri.net.

Postime të Ngjajshme