` . Shqiptarët vis-a-vis rendit të ri botëror - TV-SHENJA

Shqiptarët vis-a-vis rendit të ri botëror

“O besimtarë, kini frikë Allahun, dhe secili shpirt le të shohë se çfarë ka përgatitur për të nesërmen! Dhe kini frikë Allahun! Vërtet Allahu është i informuar për gjithçka që ju veproni. Dhe mos u bëni si ata që e harruan Allahun, ndaj Allahu bëri që ata ta harrojnë edhe vetveten! Të tillët janë mëkatarët!” (El-Hashr, 18-19)

Islam A. Bogdani

 Pa marrë parasysh se kush jemi ne në këtë kohë, prapëseprapë duhet me një përkushtim të madh t’i rrekemi çështjes së rendit të ri botëror, i cili dita-ditës është duke e dëshmuar “ekzistimin e vet” në formën më paradoksale. Sa shumë ngjarje të mëdha kanë ndodhur dhe ndodhin, e ne mbetemi thuajse të shkëputur nga gjithçka. Nga këndvështrimi i pikëpamjes sonë për botën, me parandjenjën dhe bindjen gjithnjë e më të përhapur se gjendemi para luftës së tretë botërore, ekziston një gabim aritmetik por qenësor. Në pyetje është shpërfillja e faktit të madh planetar se Lufta e Madhe Botërore, që filloi më 1914 në fakt kurrë nuk ka përfunduar, dhe se vazhdon drejt kulmit të vet, drejt fillimit të mijëvjeçarit të tretë të epokës së krishtere dhe ciklit të tretë perëndimor të qytetërimit evropian.

Këtë luftë e zhvillojnë fuqitë e “atlantizmit” për shkak të imponimit të “rendit të ri botëror” dhe reduktimit të njeriut në skelet robërues të kafshës ekonomike. Në fjalorin e shkollës ruse dhe gjermane të mendimit gjeopolitik “evroaziatik”, “atlantizmi” është term i përshtatshëm për natyrën e fuqive pseudoimperialiste të qytetërimit të Perëndimit, sepse në rend të parë e ndriçon rezultatin e tyre ushtarak, respektivisht hapësirën e parë të mbisundimit detar të Britanisë së Madhe, bazat e para të fuqisë botërore të internacionales mamonike të kapitalit. Pas rrënimit të organonit të perandorive të krishtera evropiane, përmes “Luftës së Parë Botërore”, aristokracia plutokrate qendrën e vet e barti në anën tjetër të Atlantikut, duke përfshirë një bazë shumë më të gjerë kontinentale dhe fuqi shumë më të madhe ushtarake-politike për pushtimin e botës.

Caku kryesor i fushatave pushtuese të “atlantizmit” është kontinenti evroaziatik, në të cilin gjenden mendja dhe zemra e botës, shikuar nën dritën e simbolizmit metagjeografik. Megjithatë, kufijtë e cekur kontinentalë të konfliktit vlejnë vetëm si orientirë teorikë dhe ideologjikë, sepse në realitetin e kësaj arene ato kalojnë tërthorazi nëpër kontinente dhe shtete, nëpër popuj dhe grupe njerëzish. Shembull drastik i mospërputhjes së tillë së teorisë dhe realitetit historik ofron renditja vetëvrasëse e Rusisë cariste në anën e aleancës “atlantiste” ndërsa kundër ideologjikisht dhe gjeopolitikisht perandorive simotra të Gjermanisë dhe Austrohungarisë. Përveç kësaj, ish-Jugosllavia dhe Shqipëria gjithmonë ishin mediume luftarake të armiqve të Evropës, përmes politikës tradhtare apo të pamend të pseudoelitave pushtetmbajtëse, rregullisht në shërbim të internacionales së “atlantizmit” masonik, komunist dhe liberal-kapitalist.

Mbase është e tepërt të thuhet se popullata muslimane e këtyre vieseve sot është duke e paguar këstin e fundit të çmimit të tmerrshëm të shërbimit të vazhdueshëm, të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të ambicieve pushtuese të strategëve të “rendit të ri botëror”. Në të vërtetë, shërbimi armiqve të Evropës dhe botës është vetëm një, por më tragjiku në vargun e shembujve të poshtërsisë së strategjisë luftënxitëse të “atlantistëve”, të cilët i shkatërrojnë liritë dhe gjallërinë e popujve dhe kulturave të kontinentit evroaziatik duke nxitur konfliktet e ndërsjella mes tyre, sipas formulës “përça e sundo”.

Paraja rrotullon dhe shkatërron botën

Forca themelore lëvizëse e “atlantizmit” dhe projektit përkatës të “Rendit të ri botëror” shtrihet në djallëzinë e ekonomisë, të çliruar nga të gjitha prangat  njerëzore dhe kontrollit përmes revolucioneve borgjeze dhe përmbysjeve përkatëse të kierarkive natyrore të vlerave. Siç e kanë ndriçuar moti hulumtimet e Verner Zombartit dhe të Maks Veberit, rrënjët e asaj ekonomie djallëzore shtrihen në Dhjatën e Vjetër dhe religjionin judeo-protestant, në konceptin e shitblerjes të raportit mes njeriut dhe Zotit, ku pasuria materiale është shenjë e mëshirës Hyjnore, respektivisht e entuziazmit fetar, me pasojë shkatërrimin e të gjitha mbrojtjeve kulturore, etike dhe morale nga makutëria e kafshës ekonomike brenda njeriut.

Fuqia politike dhe ekonomike e pseudo-perandorisë së parë dhe të vetme masonike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtrihet në hegjemoninë e dollarit, e cila mundëson pothuajse blerjen e pakufizuar të punës, të mirave dhe energjisë së pjesës tjetër së botës me letra pa mbulesë. Hegjemonia e tillë artificiale – e mbështetur dhe e mirëmbajtur me fuqi ushtarake si dhe dhunë dhe korrupsion të pseudoelitave politike të botës së nënshtruar – kudo imponon rendin e panatyrshëm dhe të mbrapshtë, ku njerëzit, të mirat dhe energjitë i janë të nënshtruara vlerësimit apsolutist të priftërinjve dhe besimtarëve të perëndisë Mamon në idhujtarinë e tyre të sasisë së parave. Fjala është për mbisundimin e qytetërimit “atlantik” apo perëndimor të sasisë ndaj cilësisë së qytetërimit “evroaziatik”, të materializmit vullgar ndaj frymës fisnike. Prandaj real-socializmi dhe liberal-kapitalizmi janë vetëm dy sisteme në dukje antagoniste, por në të vërtetë komplementarë të qytetërimit të njëjtë të sasisë, që synojnë shkatërrimin e çdo gjëje të shenjtë, hyjnore dhe fisnike te njeriun dhe bota.

Siç ka vërejtur shumë mirë qysh moti Verner Zombart, amerikani mesatar – prodhimi i parë dhe më i plotë i qytetërimit të sasisë – kurrë nuk e pyet veten se ç’mund t’i dhurojë botës, dhe çfarë obligimesh ka ndaj jetës, por vetëm pyetet se ç’mund të marrë nga bota dhe çfarë të drejtash ka ndaj jetës. Qëllimin kryesor dhe opsesiv të mbijetesës së tillë demonike e dëshmon deviza kryesore american way of life, e cila në të vërtetë është american way of death: “to make money” (“të bësh para”). Qëllimi mamonik mobilizon energjitë dhe pushton kohën e masave, që nga marrëdhëniet e përditshme mes njerëzve, të reduktuara në rrjeta të interesave materiale – deri në nënkulturën masive made in USA, ku shembuj kryesorë të njerëzishmërisë janë grabitësit e llojllojshëm të parave, banksterët dhe gangsterët, spekulatorët e bursave dhe matrapazët, makrotë dhe mafiozët.

Në botën e nënkulturës amerikane shembull të mirë të dualizmit të çnjerëzimit “atlantik” dhe njerëzimit evropian ofrojnë paraqitjet holivudiane të betejave nga Lufta e Dytë Botërore ku, sipas rregullës, bartësit e famës heroike janë bandat e komandove, të përbëra nga hajdutë, manijakë të çfarëdo makutërishë dhe horrash të tjerë kriminogjenë. Ata rregullisht i mundin nazistët apo SS-istët të cilët skenaristët holivudianë, pa kurrfarë ngurrimi, i paraqesin si njerëz të pakompromituar dhe besnik idesë mbinjerëzore dhe metafizikës. Domethënë, sipas pedagogjisë holivudiane të mbrapshtisë, të gjitha poshtërsitë e elementit njerëzor meritojnë miradi dhe imitim masiv, ndërsa vlerat e epërme dhe aristokrate urrejtje dhe përbuzje, sepse i përshkruhen armikut të mundur dhe prandaj janë të dënuara me dështim historik.

Leviatani kundër atdheve

Ne kemi fat apo fatkeqësi të jashtëzakonshme të jetojmë në një kohë të shtrirjes më të gjerë të Luftës së madhe botërore të parasë kundër gjakut, rendit plutokratik kundër kierarkisë fisnike të vlerave, poshtërsisë kundër madhështisë. I shprehur me ndihmën e fjalorit mitologjik, i cili përmban thesare të njohjeve dhe përvojave më të çmuara, është kjo luftë e Leviatanit “atlantik” kundër atdheve “evroaziatikë”. Prandaj nuk është fryt i rastit por, për më tepër, i ligjshmërisë metahistorike që fuqitë ushtarake të SHBA-ve në Luftën II Botërore e filluan invazionin e kontinentit evroaziatik me ekspeditën e dymbëdhjetë mijë ushtarëve në anijen e konfiskuar “Vaterland” (“Atdheu”), emrin e të cilit e ndryshuan në “Leviatan”. Si vazhdimësi e kësaj është edhe “revolucioni” arab i emëruar si “Pranvera arabe”, e që në fakt përfundoi si dimër.

Kur hasin në fjalën “atdhe”, përkthyesit amerikanë zakonisht përdorin nocione të papërcaktuara si “country”, “country of origin” ose “native country” (“vendi”, “vendi i prejardhjes” ose “vendi i lindjes”). Braktisja e fjalës “atdhe” dhe mungesa e fjalës “përjetim” në gjuhën e popujve anglosaksonikë janë simptome të vogla por të rëndësishme të potencialiteteve negative të cilat më në fund u paraqitën në horizontin e gjerë të zbrazëtisë, nga mungesa e forcave të rrënjëve kulturore deri te mungesa e vokacionit metafizik dhe moskuptimit të plotë të thelbit të frymës evropiane. Rendit të njëjtë të simptomeve u takon edhe fshirja sistematike e fjalës “komb” dhe “gentleman” nga fjalorët amerikanë. Siç ka vërejtur Tomas Molnar, “që nga fundi i shekullit të kaluar, në kishat anglikane amerikane formula e lutjes ‘O Zot, bekoje kombin tonë’ u braktis dhe u zëvendësua me një të re: ‘O Zot, bekoji Shtetet e Bashkuara të Amerikës’, sepse fjala ‘komb’ ishte dënuar si shprehje e unitetit, që pamundëson liritë individuale dhe hapjen ndaj popujve të tjerë, respektivisht ndaj atyre popujve që ishin konvertuar në amerikanizëm”.

Duke fituar vetëbesim nga qartësia e mbisundimit të qytetërimit të sasisë dhe fitoreve të saja nihiliste – sepse është shumë më lehtë të shkatërrohet dhe të rrënohet sesa të realizohet dhe ndërtohet jeta – zëdhënësit e “Rendit të ri botëror” tentojnë ta zgjerojnë zbrazëtirën e tyre nga përmasat totale, planetare, duke i topitur gjithkundi ndjenjat e përkatësisë atdheut dhe kombit, synimet kah fisnikëria dhe madhështia. Nga pikëpamja psikologjike, ky nihilizëm epshor i “atlantistëve” mund të shpjegohet me ndihmën e shembujve historikë të lakmisë nënnjerëzore të të sëmurëve ndaj të shëndoshëve, të cilët kanë synuar t’i sëmurin dhe kështu ta realizojnë barazinë. Edhe përvoja e këtij shekulli na dëshmon se njerëzit të cilëve u mungon dashuria për të mirën, bukurinë dhe të vërtetën kënaqjen e lakmisë së tyre e shohin në shkatërrimin e vlerave dhe tipareve të kulturës.

Optika e njeriut modern, “atlantik” është krejtësisht “leviatane”, respektivisht e ngjashme me pikëpamjen detare apo aeronautike ndaj hartave të botës. Kjo optikë i shpërfill apo urren pasuritë e llojllojshmërisë dhe dallimit të konfiguracioneve racore dhe etnike, kulturore dhe qytetëruese, shpirtërore dhe religjioze të realitetit njerëzor. Ajo mëton që të gjitha dukuritë dhe gjërat të natyrës së gjallë apo jo të gjallë t’ia nënshtrojë kriterit të vet “universal” të vlerave, dtth. vlerësimit monetar, dhe që makutërisë së vet t’ia hapë udhët më të thjeshta, drejtvizore dhe më të shpejta deri te fitimi. Shembull shkollor për dhunën e optikës së tillë ndaj jetës dhe realitetit natyror ofrojnë hartat politike të kontinenteve të para të pushtuara me forcën e “atlantizmit”, respektivisht Amerikës Veriore dhe Afrikës, në shenjën e gjeometrizmit masonik të kufijve absolutisht arbitrarë dhe absurdë.

Të armatosur me forcën e institucioneve të veta, si OKB, FMN dhe Banka Botërore si dhe dogmave jo më mirë të përkufizuara të “proceseve integruese” dhe “tregut të lirë”, “demokracisë” dhe “të drejtave njerëzore” – strategët e “Rendit të ri botëror” sot synojnë t’i shkatërrojnë ato që kanë mbetur nga sovranitetet shtetërore dhe t’i flakin gjurmët e fundit të mëvetësive nacionale. Të parat për t’u sulmuar janë kufijtë mbrojtës së shteteve, të cilat strategët e “atlantizmit” i shkatërrojnë me forca të jashtme të “procesit integrues” dhe me nxitjen e brendshme të lëvizjeve separatiste të pakicave, të cilat dogma e “të drejtave njerëzore” i privilegjon ndaj shumicave nacionale, sipas fjalëve të Vilijem Kulden Denisit, të paraqitura në pamfletin e tij “Protestantizmi si bazë e konservatizmit amerikan”: “Me qenë se Zoti na ka privilegjuar, ne kemi të drejtë që nga popujt e tjerë të kërkojmë t’i nënshtrohen vullnetit tonë!”

Kaosi i ri botëror

Ç’dëshiron ky vullnet nga popujt e botës? Para shumë vitesh, Sekretari i Përgjithshëm asokohe i OKB-së Peres de Cuelhar, pranoi se koncepti i “rendit të ri botëror” nuk është “qartë i shprehur”, duke shtuar se personalisht sheh “vetëm një rend të mundshëm botëror: atë demokratik, respektivisht në të nuk do të ketë më direktoriume, si në shekujt e kaluar, as bipolarizëm e aq më pak monopol”. Edhe ish-presidenti George H. W. Bush nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me falë të ëmbla premtonte se “rendi i ri botëror” do t’i ruajë liritë dhe pavarësinë e popujve: “Asnjë popull nuk do të duhet të heqë dorë as nga nji çikëz e sovranitetit të vet”. Sot edhe të verbërit e kanë të qartë se që të dy burrështetasit paturpësisht na gënjenin, sepse “rendi i ri botëror” qartë imponohet si monopol total i pseudoperandorisë amerikane, duke i shkatërruar të gjitha sovranitetet tjera të mbetura.

Tekefundit, shumë dokumente dëshmojnë synimin shumëshekullor të internacionales së kapitalit që botës t’ia imponojë mbiqeverinë e saj dhe udhëheqjen totalitare. Qysh në vitin 1950, duke e paraqitur para Senatit amerikan strategjinë e internacionales së kapitalit, Xhejms Varburg haptas e shprehu qëllimin kryesor të ithtarëve të perëndisë Mamon: “Ne do ta formojmë qeverinë botërore, u pëlqeu juve kjo apo jo, me të mirë apo me forcë”. Duhet ditur se këtë kërcënim e shprehu jo vetëm anëtari me ndikim i “Këshillit për punë të jashtme” të Rokfelerit, por edhe pasardhës i familjes bankokratike e cila finansoi Revolucionin e Tetorit me qëllim të shkatërrimit asokohe të perandorisë ruse, e sot “revolucionet” në Lindje.

Në këtë vend të ekspozesë sonë është mirë të hapet një kllapë dhe të ceket vërejtja e saktë e Entoni Satonit, përndryshe një hulumtues qyqar dhe tepër sipërfaqësor i lidhjes së Wall Street-it dhe rusofobëve bolshevikë: “Çfarë e motivoi aleancën ndërmjet kapitalistëve dhe bolshevikëve? Shpjegimin më të mirë e gjejmë në thellimin e ambicieve globale imperialiste të finansierëve të mëdhenj nga Wall Street. Disa nga magnatët më të fuqishëm amerikanë, në krye të megakorporatave të tyre, gjithmonë kishin për qëllim ta shndërrojnë tregun e madh rus në servilitet dhe një lloj kolonie teknologjikisht të prapambetur dhe të varur. A ishin ata bankierë në zemrat e tyre edhe bolshevikë? Natyrisht se jo. Të fuqishmit financierë ndërkombëtarë nuk përfaqësojnë asnjë ideologji politike. Ata janë tejet të motivuar nga pushteti marramendës mbi të gjithë dhe për këtë arsye kanë ndihmuar çdo mjet politik që arsyetonte qëllimet e tyre… Qeveritë shtetërore të të gjitha vendeve duhet të socijalizohen dhe pastaj mbi ta të vendoset mbikontrolli i finansierëve ndërkombëtarë”.

Ambicien e internacionales së kapitalit për pushtetmbajtje botërore përsosurisht qartë e ka shprehur drejtori i Bankës së Anglisë, Montegiu Norman: “Hegjemonia e finansave botërore duhet të sundojë me gjithë botën si një mekanizëm kontrollues mbinacional”. Mbase është e tepërt të shpjegohet se në retorikën e cekur sintagma “mekanizëm kontrollues” shënon në fakt gjithpushtetin e internacionales së kapitalit dhe plaçkitjen e pakontrolluar, respektivisht të pakufizuar të të mirave dhe energjisë së botës.

Në revistën e “Këshillit për punë të jashtme” të lartpërmendur (i cili e formon dhe e informon politikën e jashtme të administratës amerikane), Foreign Affairs, nga maji i vitit 1974, njëri nga gurutë e institutit të Rokfelerit, Riçard Gardner, e ofroi projeksionin e strategjisë themelore të imponimit të “rendit të ri botëror” me anë të “krijimit të rrethit të erozionit të pjesërishëm apo të tërësishëm rreth nocionit të sovranitetit nacional, me ç’ka do të arrihet shumë më tepër sesa me teknikën e vjetëruar të sulmit frontal”. Sipas Gardnerit, në atë strategji rol veçanërisht të rëndësishëm ka Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), “i cili duhet ta diktojë çdo themelim të rezervave ndërkombëtare sikur edhe të ketë fuqinë e ndikimit mbi vendimet ekonomike të të gjitha qeverive të huaja shtetërore nga pikëpamja e politikës monetare dhe fiskale”.

Përpjekjet bashkëkohore të “atlantistëve” për ta ngjallur autoritetin dhe fuqinë e OKB-së, si mjet më i lartë politik i “Rendit të Ri Botëror”, dëshmojnë shterpjen e shpresave të investuara në të ashtuquajturën mbiqeveri botërore, të quajtur “Komision trilateral”. Internacionalja e kapitalit financiar, e udhëhequr nga David Rokfeleri, e themeloi “Komisionin trilateral” pikërisht si alternativë e erozionit të rolit të OKB-së, për çka dëshmon edhe apologjeti i saj, Xheremaj Novak, në faqet e revistës “Atlanic Monthly”, nga korriku i vitit 1977: “Për herë të tretë në këtë shekull një grup shkencëtarësh amerikanë, biznesmenësh dhe zyrtarësh qeveritarë përpiqet ta vendosë Rendin e Ri Botëror. Të shkurajuar nga papërshtatshmëria e OKB-së, me zemra të thyera në mes të kaosit në të gjitha institucionet e krijuara në Breton Vuds (FMN dhe Banka Botërore) dhe tepër të brengosur për rënien gjithnjë e më të madhe të SHBA-ve, ata sot përpiqen ta formojnë ‘bashkësinë e vendeve të zhvilluara’, me qëllim të harmonizimit të politikës dhe ekonomisë ndërkombëtare”.

Mendime të njëjta apo të ngjashme përmbajnë edhe dokumentet zyrtare të politikës amerikane, si “Udhëzuesi për pazarllëk planetar” të cilin e përpiloi veterani i “Këshillit për punë të jashtme”, Harlend Klivlend, ndërsa e botoi Komiteti i Senatit për punë të jashtme në përmbledhjen e punimeve të përkushtuara rolit të OKB-së: “Shpresoj se Senati dhe Komiteti i tij për punë të jashtme do ta vërejë dhe do ta bëjë dallimin mes ardhmërisë së OKB-së dhe ardhmërisë së rendit të përgjithshëm botëror. Para nesh gjendet rendi i gjatë i ditës, i cili kërkon veprim kreativ, rend të ndërlikuar të ditës të veprimit ndërkombëtar të cilin disa prej nesh e quajnë ‘Pazarllëk planetar’. Duke i marrë parasysh të gjitha këto, rendi ynë i sotëm i ditës mund të kuptohet si përpjekje e tretë për vendosjen e rendit global botëror, pas vdekjes së Ligës së kombeve, ndërsa OKB u tregua si e pafuqishme t’i zgjidhë problemet e tashme botërore”.

Kështu, qysh në vitin 1976 Klivlendi zgjidhjen e të gjitha “problemeve botërore” e shihte në vargun e elementeve të “rendit të ri botëror”, nga “krijimi dhe lëshimi në qarkullim i parasë botërore”, deri te “krijimi i aparatit botëror policor për ruajtjen e paqes dhe rendit dhe vendosjen e të njëjtave në rast nevoje”. Nuk duhet pasur njohuri të gjera ekonomike për ta vërejtur rolin gjithplaçkitës të parasë së tillë botërore, që nënkupton edhe themelimin e Bankës Qendrore botërore e cila me emisionin e thjeshtë të obligacioneve të letrës – pa kurrfarë mbulese, kufizimi apo kontrolli – do t’i përfitojë thesaret e punës, të të mirave dhe energjive të njerëzimit dhe botës. Në të vërtetë bëhet fjalë për modelin e hipertrofisë totalitare të hegjemonisë ekzistuese të dollarit. Është e tepërt të thuhet se në projektin e tillë aparati botëror policor ka rol qenësor në sigurimin e gjithpushtetshmërisë pseudoimperialiste të internacionales së kapitalit financiar dhe ngulfatjen e të gjitha përpjekjeve për rebelim.

Pra, pas shterpësisë së ambicieve dhe shpresave të deponuara te “Komisioni trilateral” – për shkak të thellësimit të antagonizmave ndërmjet elementeve përbërëse, Japonisë, SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian – internacionalja e kapitalit financiar tani ndërmerr përpjekjen e katërt për vendosjen e “rendit të ri botëror”, sërish në kuadër të OKB-së, ku zërat e ndërgjegjes apo rezistencës heshten me të mirë apo me të keqe, me kërcënime apo korruptim.

Retrospektivën tonë të shkurtër të shpalljeve karakteristike të projektit të “rendit të ri botëror” duhet përfunduar me premtimin e Xhimi Karterit se do të luftojë për vendosjen e “rendit të ri botëror paqedashës dhe të drejtë”. Thënë më qartë: “Ne pakushtimisht duhet ta flakim politikën e drejtpeshimit mes fuqive botërore dhe ta zëvendësojmë me politikën e rendit botëror. Sfida më e re për politikën e jashtme amerikane paraqet detyra e saj e rëndësishme për ta marrë udhëheqjen në të gjitha përpjekjet drejt bashkimit të popujve botërorë për hir të ndërtimit të përbashkët të rendit më të drejtë dhe më stabil ndërkombëtar”.

Për fat të mendjes sonë kemi mjaft përvojë historike por tragjike që në fjalimet e ëmbla të të fuqishmëve të kësaj bote, të mbushura me premtime për të mira dhe paqe, drejtësi dhe stabilitet – shumë lehtë t’i vërejmë gënjeshtrat e dashakeqësisë. Shembull eklatant për sistemin e cekur të mashtrimit ofroi edhe agjenti rusofob i internacionales fajdexhije, Lenini, në memorandumin e vitit 1921 dërguar ministrit të vet për punë të jashtme: “E pavërteta dhe gënjeshtra bindëse për revolucionarin nuk janë vetëm shenja të inteligjencës së tij sipërore, por edhe imperative, me qëllim të përhapjes së qëllimeve revolucionare. Kjo është themelore. Çdo gjë që thellon dhe zgjeron qëllimet tona ideologjike bëhet e vërtetë, ndërsa çdo gjë që i pengon ato – e pavëretë”.

Duke i analizuar planet e fundit strategjike të Pentagonit, të miratuara nga ekspertët e Departamentit të Shtetit dhe Këshillit për Siguri Nacionale, analisti i shquar i “Le Monde diplomatique” Pol-Meri de la Gors në mënzrë të qartë përfundon: “SHBA aspak nuk synojnë udhëheqjen demokratike me planetin tonë, por bëjnë çmos për ta forcuar hegjemoninë e vet”. Të gjitha rrëfimet e Washingtonit për “demokraci” dhe “të drejtat e njeriut” shërbejnë vetëm e vetëm për errësimin dhe fshehjen e politikës së thyerjes sistematike të çfarëdo demokracie dhe shuarjen e të drejtave të njeriut. Tekefundit, pothuajse të gjithë themeluesit e SHBA-ve dhe nënshkruesit e Deklaratës për Pavarësi dhe të drejtat e njeriut – ku shkruan se të gjithë njerëzit janë të lindur të lirë dhe të barabartë dhe ku dënohet robëria – ishin pronarë robërish, duke filluar nga Tomas Xhefersoni. Domethënë, bëhet fjalë për “traditën” shekullore dhe të lindur të mashtrimit në pushtet.

Lufta barazi me prosperitet

Duke i nxjerrë në shesh planet e fshehta për “luftën e tretë botërore”, në librin me titull të njëjtë të “historisë së ardhme” (The Third World War, London 1978), gjenerali i pensionuar i NATO paktit Sër Xhon Haket e zbuloi edhe vitin e përcaktuar për fillimin e pushtimit “atlantist” të “Evropës së dytë”: 1985. Sot e dimë se “atlantistët” iu rrekën alternativës së “butë” politike, të quajtur “perestrojka”, përmes veprimit medial të Gorbaçovit, i cili e mori pushtetin pikërisht më 1985. Në fakt, disa elemente të strategjisë së zbuluar janë realizuar, si p.sh., shkatërrimi i Jugosllavisë, dhe “demokratizimet” e shumë shteteve ish-komuniste, ndër to edhe i Shqipërisë. Nga ana tjetër, shumë shenja sot tregojnë se strategët e “rendit të ri botëror” megjithatë nuk kanë hequr tërësisht dorë nga alternativa ushtarake e shkatërrimit të Evropës dhe Lindjes, përfshirë edhe Turqinë, me qëllim të përfitimit të profiteve marramendëse nga konflikti i ri vëllavrasës i popujve evroaziatikë.

Me rastin e operacionit “Stuhia e shkretëtirës (I)”, analistja e shquar e “Le Monde diplomatique” Sofi Zherardi, ka vërejtur mirë se të gjitha krizat e veta ekonomike SHBA i zgjidhin duke nxitur dhe/ose duke ndërmarrë luftëra të mëdha, nga të cilat rregullisht nxjerrin pasuri spektakolare dhe dalin ekonomikisht të mëkëmbura. Përfundimin e Sofi Zherardi e pranojmë në tërësi: “Në historinë amerikane të shekullit XX ekziston një ekuacion i turpshëm dhe jolegjitim: lufta barazi me prosperitet”. Shembull i fundit i kësaj është bojkoti i Katarit nga “shtetet” e Gjirit, apo armatimi shumëmiliardësh i Arabisë Saudite me armatim që nuk është askund.

Mjafton edhe një shikim shkaraz mbi kontinentin amerikanoverior të recesionit, depresionit dhe tensioneve racore-klasore që të vërehen edhe simptomat e shumta dhe rritëse të atij lloji krize i cili adhuruesit e perëndisë Mamon nga Wall Streeti zakonisht i detyron që shpëtimin ta kërkojnë në rrugët e luftës. Deficiti shtetëror i SHBA-ve është tmerrësisht i lartë; forcën e recesionit me vështirësi e ndalojnë infuzionet artificiale të kapitalit të huazuar, hokus-pokusi i bursave dhe propaganda panmediale e optimizmit të detyruar. Vazhdimisht diskutohet për diskriminimin e “të zinjve”, dhe pastaj menjëherë del se “të bardhët” janë të diskriminuar, dhe mbi këtë zhvillohet politika gjithandej.

Si parazit planetar, SHBA grykësisht i gllabërojnë lëndët e para dhe energjitë e botës, duke e ndotur Tokën deri në përmasa kritike, dhe duke refuzuar të zotohen për vetëpërmbajtje. Shifrat e “performanseve” të gllabërimit dhe dëmshmërisë të atij paraziti planetar janë tmerruese dhe që është akoma më e tmerrshme, kjo është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave zyrtare, dhe me siguri të nënçmuara të Worldwatch Institute nga Washingtoni për vitin 1990, SHBA kanë harxhuar pothuajse gjysmën e rezervave botërore me lëndë të para, 26% të prodhimtarisë së përgjithshme të naftës, ndërsa në atmosferë lëshojnë 26% oksidi, azoti dhe gaseve të tjera kimike dhe 22% dioksid karboni. Në vitin e cekur të hulumtimit, SHBA nëpër planetë kanë hedhur dyqind e nëntëdhjetë milionë tonë mbeturinash helmuese. Vetëm Departamenti i Shtetit atë vit prodhoi një grumbull mbeturinash letrash administrative dhe propaganduese të rënda 273.750 tonë, për çka sakrifikoi katër milionë e shtatëqind mijë drunjsh të pasurisë pyjore të botës. Për të pasur parasysh përmasat e tmerrit dhe grykësisë dhe të dëmit të shkaktuar duhet ditur se popullata e SHBA-ve përbën më pak se 5% të njerëzimit.

SHBA dhe kapitalizmi liberal të cilin e imponojnë strategët e “Rendit të Ri Botëror” e tërheqin botën drejt humnerës së katastrofës së përgjithshme ekologjike. Prandaj american way of life në të vërtetë është american way of death. Vetë fakti që pushtetmbajëtsit e SHBA-ve janë të detyruar që mbizotërimin e tyre botëror ta mbajnë përmes shkatërrimit të po asaj bote dhe duke e futur atë në luftëra të mëdha – dëshmon mjaft për natyrën thellësisht antinjerëzore të asaj pseudoperandorie. Emërtimi i famshëm i ajatollah Homeinit se SHBA janë “Shejtani i Madh” është shumë më e thellë sesa që është menduar dhe shprehur.

Malli për “fundin e historisë”

Nga kulmi i piramidës masonike të pseudoperandorisë amerike nganjëherë vijnë edhe zëra dëshpëruese, si pranimi i sinqertë i banksterit të njohur Feliks Raotin: “Asnjë forcë në historinë e botës aq shpejt nuk i ka humbur pozitat e veta të fuqishme”. Njëra nga rrënjët e thella të atij aborti unik të gjithfuqisë shtrihet po ashtu në zbrazëtinë unike ideologjike apo boshllëkun dhe shterpësinë. Nga koha e Deklaratës për Pavarësi – e mbushur me vende të përgjithshme të banalitetit masonik dhe vetëmashtrimeve idioteske – kultura apo nënkultura amerikane nuk ka prodhuar as edhe një ide relevante politike, e të mos flasim për doktrinë.

Këtë shterpësi dyshekullore intelektuale në mënyrë simptomatike e dëshmon përpjekja e madhe e shërbimeve informative amerikane që në mbarë botën e arsimuar t’i propagojnë librat e “japonezit amerikan” Frensis Fukujama, për “fundin e historisë”. Teza themelore: historia, e kuptuar si luftë e fuqive dhe ideologjive për mbisundim botëror ka përfunduar, sepse në arenën e botës ka mbetur vetëm një fuqi ngadhënjyese (SHBA) dhe vetëm një, gjithashtu ngadhënjyese, ideologji (kapitalizmi liberal). Sipas Fukujamës në horizontet e asaj arene nuk ka shenja të paraqitjes së ndonjë fuqie të re ose ideologjie të re, dhe prandaj duhet të pajtohemi me fatin e të nënshtruarve të SHBA-ve dhe të të dëgjueshmëve të kapitalizmit liberal.

Është e tepërt të harxhohet kjo hapësirë për të dëshmuar inkoherenca e pabazueshmërinë së përfundimeve të Fukujamës, mirëpo ato kanë vlerë të jashtëzakonshme të simptomit për njohjen e patologjisë së “Rendit të ri botëror”. Edhe vet mahnitja e strategëve të “Rendit të ri botëror” me tezat për “fundin e historisë” është simptom i rendit të parë të frikës dhe panikut nga forca dhe gjyqi i historisë. Thënë në mënyrë metaforike, si bixhozxhiu i cili, pas një vargu fitimesh të shumta, fati fillon t’ia kthejë shpinën dhe për shkak të kësaj dëshiron të dalë nga loja, duke i privuar partnerët nga rasti për revansh – edhe strategët e “Rendit të ri botëror” përpiqen që përmes propagandës së ideve për “fundin e historisë” ta shpallin fundin e lojës së quajtur “histori”, duke pasur frikë nga kundërlëvizjet e forcave të tilla dhe ideve të reja.

Ideologjia “atlantike”, e quajtur “kapitalizëm liberal”, i obligon besimtarët dhe të bindurit t’i braktisin të gjitha nevojat njerëzore të cilat e kapërcejnë domenin ekonomik. Në këtë drejtim shumë karakteristike është një thënie e Fukujamës nga ‘bestseleri’ i tij Fundi i historisë dhe njeriu i fundit (The End of History and the Last Man): “Ndryshimet shoqërore të cilat e ndjekin industrializimin përparimtar dhe sidomos zhvillimin, çlirojnë nevoja të caktuara për njohjen (e statusit njerëzor), të cilat nuk kanë ekzistuar te popullatat më të varfëra dhe më pak të arsimuara. Sapo të bëhen njerëzit më të pasur dhe më të arsimuar dhe me shpirt më të hapur ndaj botës, ata më nuk kërkojnë vetëm përparësitë e pasurisë por edhe njohjen e statusit të tyre. Dhe është pikërisht ai shtytës tërësisht joekonomik dhe jomaterial që mund të shpjegojë përse popujt e Spanjës, Portugalisë, Koresë së Jugut e madje edhe Kinës shprehin kërkesa të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me ekonominë e tregut, por edhe me lirinë e sundimit nga ana e popullit dhe për popullin”.

Këta shtytës dhe kërkesa joekonomikë dhe jomaterialë të njeriut janë problem i madh i strategëve të “Rendit të ri botëror”, sepse i kundërvihen projektit të reduktimit të elementit njerëzor në skeletin e robit të kafshës ekonomike dhe vulgaromaterialiste. Prandaj përmes Fukujamës ato i shpallin për “iracionale”, dmth. jolegjitime dhe de facto të ndaluara. Që aty rrjedh edhe mllefi i të fuqishmëve dhe strategëve të “Rendit të ri botëror” para manifestimeve të gjallërisë dhe pathyeshmërisë së nevojave të njerëzve për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave nacionale e racore, kulturore e shpirtërore dhe atyre të mëvetësisë, për liritë dhe pavarësitë e shteteve dhe atdheve të tyre.

Duke iu prezentuar lexuesve si ithtar i teorisë së Hegelit – të cilën si duket e njeh vetëm nga dora e dytë, përmes interpretimit të shtrembëruar të Kozheves – Fukujama përpiqet që “Rendin e ri botëror” ta paraqesë si realizim i ëndrrës së Hegelit për “shtetin universal”, i cili duhet të jetë edhe shteti i fundit i historisë njerëzore, duke i plotësuar të gjitha nevojat racionale të të gjithë njerëzve. Sipas Kozheves (dhe Fukujamës), demokracia liberale i plotëson të gjitha nevojat racionale të njerëzve për pranimin e statusit të denjë, sepse sintetizon moralin e zotëriut dhe robit, duke i tejkaluar dallimet klasore mes tyre dhe duke ruajtur njëkohësisht diçka nga të dy format e ekzistimit ekonomik dhe shoqëror. Pikë dhe fund, respektivisht “fundi i historisë”, siç e paramendojnë këtë strategët e “Rendit të ri botëror”.

I shprehur me fjalorin e fizikës, procesi nihilist i imponimit të “Rendit të ri botëror” synon drejt gjendjes përfundimtare të ligjit të dytë të termodinamikës, respektivisht “vdekjes termike”, e cila paraqitet me rastin e barazimit të temperaturës së molekulave të një sistemi të caktuar. “Vdekja termike” e njerëzishmërisë është qëllimi përfundimtar i projektit integracionist të qajtur melting pot, të cilin në mënyrën më përmbledhëse e përkufizon deviza masonike e SHBA-ve, e shkruajtur edhe në paranë themelore të dollarit: Nga Shumica – Një. Fjala është për projektin negativ-racist të përzierjes së përgjithshme të racave, etnive dhe popujve, deri te përsheshi i paformë dhe pafytyrë i “racës së hirtë”: Procesi nihilist synon shkatërrimin e thesareve të memories gjenetike dhe kulturore të vlerave dhe tipareve, në mënyrë që ithtarët e “Rendit të ri botëror” më lehtë të munden t’i udhëheqin masat e të pamendve, konsumatorët e dëgjueshëm të surrogatit të kulturave të shkatërruara dhe ekzekutuesve akoma më të dëgjueshëm të urdhrit për të qenët “racional”.

Si përfundim

E gjithë që u tha më sipër është duke u mbështetur disi mbi “të kaluarën”, por megjithatë mendja njerëzore duhet të rrëqethet nga përmbajtja e kësaj, duke iku larguar teorisë së konspiracionit, që është tmerr në vete. Këtu parashtrohet pyetja: në gjithë këtë ku mundemi ne si shqiptarë ta gjejmë veten? Pa marrë parasysh se ne nuk jemi pjesë “e rëndësishme” për të bërë diçka, për të penguar, propozuar apo ndryshuar, megjithatë ne duhet të përpiqemi të jemi të tillë, ndonëse më e dhimbshmja është se ne edhe racionalisht jemi burgosur mbi pamundësinë tonë se duhet patjetër t’i ndjekim lëvizjet e mëdha që ndodhin mbi rruzullin tokësor. Historia jonë është e dhimbshme: pandërprerë nënshtrim dhe nënçmim, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi. Sot jemi të robëruar edhe nga qielli edhe nga nëntoka; ky tmerr mund të ndodhë dhe të realizohet vetëm në mendjen “e fabrikuar” sot në botë, por për mendjen që i nënshtrohet Zotit, e cila është dita-ditës duke u luftuar nga mendja “shqiptare”, gjithçka duhet parë në kuptimin e asaj sot. Që kjo fjalë të ketë kuptim, duhet gjithsesi të mbështetet mbi fuqinë e Metafizikës.

Po e përfundoj duke u mbështetur mbi përgjigjen që Martin Heidegger ia jep gazetares së gazetës “Der Spiegel”: “Kush mund të na shpëtojë?” – vetëm një Zot i vetëm.

Postime të Ngjajshme