` . Shqiptarët “thyejnë rekord” në Irlandë, të parët për azil, tejkalojnë edhe sirianët - TV-SHENJA

Shqiptarët “thyejnë rekord” në Irlandë, të parët për azil, tejkalojnë edhe sirianët

Shqiptarët janë vënë në qendër të vëmendjes edhe në Irlandë. Kryeministri i vendit, Leo Vardkar, thotë se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë të parët sa i takon numrit të personave që kërkojnë azil.

Sipas mediave vendase, qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe sirianët. Kryeministri irlandez ka pohuar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë përmes dokumenteve false.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-theksoi ai. Statistikat janë të frikshme.

Dy nga pesë azilkërkues në shtetin e Irlandës janë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Bazuar në shifra e publikuara, rezulton se përgjatë 2018-s, 460 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Irlandë. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.